Juventusi vazhdon aveturën në Evropa League pasi arriti që të eliminonte ekipin e Fiorentinës duke e mundur minimalisht 0-1 në ndeshjen e kthimit. Sfida ishte mjaft e fortë me aksione të shpejta nga të dy kampet. Vendasit e drejtuar nga trajneri Montela e nisën më mirë ndeshjen duke sulmuar pa pushim.

Mario Gomez shpërdoroi disa raste të arta për të kaluar Fiorentinën në avantazh më minutat e para, teksa ‘Zonja e Vjetër’ nuk po dilte në lojën e saj. Pjesa e parë për Juventusin mbyllet me dy tentativa të Tevez që nuk shqetësojnë vendasit, që po i mbanin sa më larg portës. Pjesa e dytë nis më e mirë për ekipin e Conte-s që krijon më shumë dhe dominon në qarkullimin e topit për të mbërritur në minutën e 71 kur një vertikalizim i bukur për spanjollin Lorente sjell panik në portën vendase.

Kapiteni Gonzalo në pamundësi për të larguar topin ndërhyn në mënyrë të gabur duke ndalur sulmuesin, arbitri Hauard Ueb vendos të largojë me karton të kuq pas dy të verdhave. Pirlo merr përsipër ekzekutimin e gjuajtjes së lirë shumë pranë zonës duke dërguar topin në rrjetë.

Goli i pësuar dhe largimi i kapitenit tkurrin Fiorentinën që detyrohet t’i bindet verdiktit. Edhe Alkmar dhe Benfika janë kualifkuar pavarësisht barazimeve respektivisht 0-0 dhe 2-2. Lioni humbi ndeshjen e dytë me Plzen, por fitorja e thellë në ndeshjen e parë e kaloi më tej. Valencia fitoi edhe ndeshjen e dytë duke qenë një ndër pretendentet për trofeun.

Napoli u eliminua nga Evropa League pas barazimit në shtëpi me Porton 2-2. Italianët e nisën mirë ndeshjen duke shënuar me Pandev, por Porto barazon me Ghilas dhe kalon në avantazh me Kuarezmën duke surprizuar Napolin. Në fund të ndeshjes Zapata shmang humbjen duke barazuar.

d.b/shqiptarja.com