Porto siguroi një fitore të rëndësishme në Spanjë përballë Sevilla me rezultatin minimal 1-0 duke qenë e qetë për ndeshjen e dytë që do të zhvillohet në Portugali. Mangala ishte autori i golit të vetëm për ekipin e Portos. Sipas të gjitha parashikimeve, Porto do të jetë një ndër katër ekipet që do të kalojnë në gjysmëfinale. Edhe ekipi tjetër portugez, Benfica mori një fitore të vuajtur, por të merituar në Holandë përballë Alkmar po 1-0 me golin e Slvios.
E kundërta ka ndodhur me Valencian, e cila në mënyrë surprizë ka humbur 3-0 në Zvicër përballë ekipit të Baselit. Delgado arriti që të dërgonte dy herë topin në rrjetë dhe Stocker, por spanjollët ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Ndërsa ndeshja më e fortë e mbrëmjes u zhvillua në Francë mes Lyon dhe Juventusit. Italianët me shumë vështirësi fituan në fund 0-1 me golin e Bonuçit në të 85’.
d.b/shqiptarja.com
