TIRANE - Sajti më i madh i udhëtarëve në botë, ka nxjerrë fituesit e vitit 2013 një klasifikim i plazheve, vendeve, ishujve dhe hoteleve, vlerësuar nga gjykimi i turistëve. Edicioni i pestë i këtij cmimi përfshin 412 destinacione në 38 tregje në mbarë globin. The Travellers' Choice këtë vit ka dhuruar mjaft befasi cfarë tregon se gjykimi i udhëtarëve nuk është i përjetshëm.
Thuajse përmbysen plazhet më të mira të botës, ndërsa në klasifikimin e vendeve më të mira për tu vizituar shënohen hyrje të reja dhe lëvizje drastike. Europa lë pas kontinentet e tjera në plazhet, hotelet romantike e familjare si dhe destinacionet më të mira duke marrë kështu kurorën e kontinentit më të mirë. Por ishujt dhe hotelet më të mirë u takojnë të tjerëve. Të gjitha këto nga recensat dhe opinionet e miliona udhëtarëve të regjistruar në TripAdvisor.
PLAZHET HUMB TURQIA, KRYESON ITALIA
Providenciales përkulet para Lampeduzës, në Sicili të Italisë, duke ia lënë kurorën e plazhit më të mirë mes 25 plazheve të përzgjedhur nga udhëtarët. Në vendin e tretë dhe të katërt renditen Whitehaven Beach Airlie në Australi dhe Baia do Sancho Fernando de Noronha në Brazil. Pesë vendet e tjera në listë të cojnë në Porto Riko, Spanjë, sërish Brazil, Bermuda dhe Aruba, vende të cilat nuk figuronin aspak në klasifikimin e vitit të kaluar.
Nëse ndodheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ia vlen të pushoni në plazhet e klasifkuara për të pasur pushime mbresëlënëse si në Florida kur tre plazhet e vlerësuara janë Siesta Key Public Beach, Gulf Islands National Seashore dhe Fort De Soto Park , Florida. Dalin nga lista e 25-es plazhet turke Oludeniz dhe Icmeler e bashkë me to edhe Sharm El Sheikh apo Marsa Alam në Egjipt.
PARISI NGRIHET, SAN FRANCISCO RRËZOHET
Ky mund të konsiderohet një nga votimet më të paparashikuara mes klasifikimeve që bëjnë udhëtarët. Kështu për këtë vit, në vend të parë qëndron Parisi, I cili krahasuar me vitin e kaluar është ngritur me tre vende. Dhe meënjeherë pas tij qëndron stoik Nju Jorku, pa lëvizur nga renditja e vitit 2012. Ndonëse në vend të tretë dhe të katërt, Londra dhe Roma kanë rënë me nga 2 dhe 1 vend përkatësisht.
Mes vendeve që kanë humbur në renditje vlen të përmendet edhe San Francisko këtë herë në vendin e shtatë, dhe Stambolli në vendin e 12-të. Ndërsa Berlini ka humbur vetëm një vend në krahasim me vitin e shkuar, thuajse në pikiadë kanë rënë Marrakeshi dhe Siem Reap në Kamboxhia të cilët kanë humbur respektivisht 13 dhe 14 vende në klasifikim.
Më pak I preferuar këtë vit duket edhe Pekini që renditet vetëm në vendin e 21-të. Të lumtura janë disa qytete të cilat përfshihen për herë të parë në këtë klasifikim si Venecia, Bankgogku, Shen Peterburgu, Rio De Zhanerio, Buenos Aires dhe Qeenstoën në Zelandën e Re. Tendenca e këtij viti duket se ka mbetur në Europë pasi në vendet e para mbizotërojnë vetëm qytetet e kontinentit të vjetër, ndërsa kontinenti amerikan ka vetëm dy qytetet në 10-en e parë të klasifkimit.
ISHUJT MË TË MIRË
Në bazë të votimit mes antarëve të sajtit,mes dhjetëra ishujve janë zgjedhur më të mirët e tyre, jo vetëm për nga bukuria natyrore dhe pastërtia por edhe për nga shërbimet dhe aktivitetet e ndryshme gjatë pushimeve. Në krye të listës është një nga ishujt e Belizes, Ambergris Caye, i pasuar nga ishujt St. John dhe Bora Bora.
Në vendin e katërt renditet ishulli San Juan në Washington. Ishulli artificial me sa duket është mjaft i preferuar për turistët për shkak të plazheve, rezervateve me delfinë dhe fermat më të mëdha të livandos në vend. Pas mrekullisë amerikane renditja shkon në Greqi dhe pikërisht në ishullin Santorini të njohur për vullkanin e zi të Perisës.
Në vendin e gjashtë dhe të shtatë renditen ishujt Isla Mujeres dhe Moora, të cilët ofrojnë zhytje në barrierën koralore dhe plazhe mahnitëse. Koh Tao është ishulli i gjirin e Tailandës mjaft i njohur për breshkat e shumta që popullojnë plazhin. Dielli ndricon atje 300 ditë në vit.
Ishulli i Pashkës gjendet në jug të Paqësorit por ndonëse është tepër i vështirë si destinacion, është mjaft i preferuar mes turistëve për misteret që fsheh. I fundit në listën e dhjetë ishujve më të mirë për këtë vit renditet Nosy Be që në shqip do të thotë “Ishulli i madh”. Ai gjendet në veriperëndim të Madagaskarit dhe është plot me liqene vullkanikë, lemurë, distileri rumi, etj
HOTELET, ITALIA NË EUROPË DHE FLORIDA NË SHBA
Pjesë e një pushimi janë padyshim dhe hotelet me shërbimin dhe kushtet që u ofrojnë turistëve. Kështu në TripAdvisor janë tre klasifikime për hotelet, njëri për hotelet më të mirë, një tjetër për hotelet më të mirë familjarë dhe së fundi hotelet më të mirë romantikë.
Në klasifikimin e hoteleve më të mirë mbizotërojnë në Havai, Afrikën e Jugut, Maldive dhe më pas një sërë hotelesh kthejnë vështrimin në Europë duke përfshirë këtu Portugalinë, Greqinë, Italinë, Anglinë, Cekinë, Hungarinë etj.
Romanca mbetet në Europë ku vendet e para të klasifikimit pushtohen nga hotele greke, italiane dhe britanike.
Ndërsa klasifkimi i hoteleve familjare ndahet fort mes dy vendeve, Italisë dhe Floridës në Shtetet e Bashkuara. Secila prej tyre ka nga 7-8 hotele në klasifikimin top 25 duke bërë kështu një ndarje mes tyre të pjesës më të madhe të renditjes.
25 PLAZHET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2013
■ 1 Rabbit Beach Lampedusa, Islands of Sicily
■ 2 Grace Bay Providenciales, Turks and Caicos
■ 3 Ëhitehaven Beach Airlie, Australia
■ 4 Baia do Sancho Fernando de Noronha, Brazil
■ 5 Flamenco Beach Culebra, Puerto Rico
■ 6 Playa de las Catedrales Ribadeo, Spain
■ 7 Lopes Mendes Beach Ilha Grande, Brazil
■ 8 Horseshoe Bay Beach Southampton Parish, Bermuda
■ 9 Eagle Beach Palm/Eagle Beach, Aruba
■ 10 Rhossili Bay Sëansea, United Kingdom
■ 11 Playa Paraiso Beach Cayo Largo, Cuba
■ 12 Playa de ses Illetes Formentera, Balearic Islands
■ 13 Chesterman Beach Tofi no, British Columbia
■ 14 Playa del Norte Isla Mujeres
■ 15 Ka’anapali Beach Lahaina, Haëaii
■ 16 Siesta Key Public Beach Siesta Key, Florida
■ 17 Anse Lazio Praslin Island, Seychelles
■ 18 Gulf Islands National Seashore Florida
■ 19 Turquoise Bay Exmouth Exmouth, Australia
■ 20 Fort De Soto Park , Florida
■ 21 Akumal Beach Akumal, Mexico
■ 22 The Baths Virgin Gorda, British Virgin Islands
■ 23 Seven Mile Beach George Toën, Grand Cayman
■ 24 Ëhite Beach Boracay, Visayas
■ 25 Ëoolacombe Beach Ëoolacombe, United Kingdom
25 DESTINACIONET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2013
■ (+/- ndryshimet në renditje, 0 qëndrimi në vend dhe R, hyrje e re në top 25)
■ 1. Paris, Francë (+3)
■ 2. Neë York City, USA (0)
■ 3. London, Angli (-2)
■ 4. Rome, Itali (-1)
■ 5. Barcelona, Spanjë (+3)
■ 6. Venice, Itali (R)
■ 7. San Francisco, USA (-2)
■ 8. Florence, Itali (+4)
■ 9. Prague, Republika Ceke (+7)
■ 10. Sydney, Australi (+4)
■ 11. Berlin, Gjermani (-1)
■ 12. Istanbul, Turqi (-5)
■ 13. Bangkok, Tailandë (R)
■ 14. Chicago, USA (-3)
■ 15. Tokyo, Japoni (R)
■ 16. Cape Toën, Afrika e Jugut (+7)
■ 17. Rio de Janeiro, Brazil (R)
■ 18. Buenos Aires, Argjentina (R)
■ 19. Marrakech, Marok (-13)
■ 20. St. Petersburg, Rusi (R)
■ 21. Beijing, Kina (-6)
■ 22. Shanghai, Kina (-3)
■ 23. Siem Reap, Kamboxhia (-14)
■ 24. Chiang Mai, Tailandë (0)
■ 25. Queenstoën, Zelanda e Re (R)
/Shqiptarja.com