Një organizatë ndërkombëtare e energjisë, që koordinon përpjekjet e shteteve për të ndihmuar rrjetin energjitik në Ukrainë nga sulmet e përsërituta ruse, u ka kërkuar kompanive evropiane të energjisë të dhurojnë më shumë pajisje. Komuniteti i Energjisë ka dhënë një deklaratë për CNN ku ka thënë se ka qenë përgjegjëse dhe ka koordinuar donacionet e shteteve dhuruese për pajisjet e specializuara të energjisë që kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës në shkurt. Komuniteti i Energjisë ka dhënë ndihmën e tij për të riparuar dëmet kritike në infrastrukturë që Rusia i shkaktoi Ukrainës.
"Këtë muaj janë bërë shtatë dërgesa me pajisje të specializuara për të siguruar energjine elektrike në Ukrainë nga Sekretariati në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit të Reagimit Emergjent(ERCC)", tha Artur Lorkoëski, Drejtor i Sekretariatit të komunitetit të Energjisë.
Ai foli shkurtimisht edhe për mjetet specifike që i janë dhuruar Ukrainës këtë muaj për ëtë përcjellë energjinë elektrike në të gjithë vendin, siç janë siguresa, elektroda , gjeneratore dhe pajisje të tjera të nevojshme për të siguruar energjinë elektrike. Këto pajisje jane dhuruara nga kompani nga Estonia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Suedia, Sllovakia dhe Lituania. Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë janë dërguar 37 herë ndihma humanitare nga 20 shtete të ndryshme. Artikulli i CNN ka dhënë infomacion edhe për artikujt që nuk mund të transportohen.
"Artikujt që nuk mund të dorëzohen do të prokurohen dhe mbikqyren nga Fondi Mbështetës i Energjisë për Ukrainën. Prokurimi i parë i pajisjeve ështe drejt përfundimit dhe pajisjet e urgjences pritet t'i dorëzohen së shpejti Ukrainës.
Ishte presidenti i Ukranës , Zelensky që bëri me dije se 6 milion ukrainës ishin pa energji elektrike duke e përshkruar situatën si " shumë të vështirë për t'u menaxhuar".
"Punonjësit e energjisë dhe punjonjësit e të gjitha shërbimeve të vendit po bëjnë gjithçka që munden për të stabiluzuar situatën dhe për të siguruar sistemin energjitik.", tha Zelensky
Mëngjesin e së enjtes, forcat ruse lanë pa energji elektrike qytetin e çliruar Kherson, sipas Yaroslav Yanushevych , kreut të Adminisratës Ushtarake të rajonit Kherson.
Lajmi kryesor: