Zyrtarët shtetërorë po bëheshin milionerë brenda natës, ndërsa opinionit vendor e ndërkombëtar u hidhej hi syve se kosovarët janë “evropianët e rinj”, të cilët si të pakorruptuar e meritojnë të përparojnë në proceset integruese.
Me përfundimin e kampanjës disamujore, të kënaqur mbetën vetëm drejtuesit e kompanisë izraelite “Satchi & Satchi”, bashkë me disa nënkontraktorë kosovarë, të cilët morën mbi 6 milionë euro të taksapaguesve vendorë, përderisa imazhi i vendit nuk u përmirësua.
Ky edhe ishte qëllimi. Të pasurohen kompani të caktuara, për të cilat lobonin këshilltarë e zyrtarë të ndryshëm, sepse për përmirësim të imazhit as që bëhej fjalë, kur raportet ndërkombëtare që e shpallnin Kosovën “kampione” të korrupsionit nuk kishin të ndalur.
E me një imazh të tillë normalisht që s’kemi vend në Evropë. Evropa e as kompanitë evropiane, siç është rasti i gjigandit gjerman e botëror “Daimler”, refuzojnë të hyjnë në procese kontraktuale me zyrtarët e një shteti, i cili e mban pozitën 111 për korrupsion.
Me një pozitë të tillë në listën e vendeve të korruptuara jemi shumë larg vendeve fqinje, e shumë afër Nigerisë, Tanzanisë e Etiopisë.
Në Kosovë janë themeluar këshilla për ta luftuar korrupsionin, përderisa gjykatësit e prokurorët vazhdojnë t’i mbyllin sytë ndaj zyrtarëve të korruptuar.
Madje, edhe më keq numri i personave të gjykuar për korrupsion në vend se të rritej ka filluar të zvogëlohet. Gjatë vitit 2011 për korrupsion ishin gjykuar 20 raste, ndërsa një vit më vonë ky numër ka rënë në 19.
Për më keq asnjëherë nuk u bë e ditur se të gjykuarit për korrupsion a janë zyrtarë të lartë shtetërorë, apo disa nëpunës civilë që zihen duke u korruptuar për 5 euro.
Është paradoksale kur numri i gjykimeve për korrupsion po bie, në kohën kur në anketa të ndryshme përfaqësuesit e biznesit në Kosovë e radhisin korrupsionin si pengesën më të madhe për ta zhvilluar aktivitetin e tyre.
Gjithandej flitet se për të fituar një tender në institucionet shtetërore, 10-20 për qind e vlerës së tenderit shkon për zyrtarët e korruptuar. Një gjë e tillë u vërtetua vitin e kaluar me skandalin e pasaportave biometrike, ku kompania austriake OeSD u detyrua të paguajë 1.4 milionë euro në emër të korrupsionit, apo 10 për qind të vlerës së përgjithshme të tenderit. Edhe më shumë, një raport i nxjerr nga Sektori i Statistikave dhe Anketave i UNODC zbulon detaje alarmante, sipas të cilave, 65,9 për qind e ryshfetit nga bizneset kosovare është paguar me para të gatshme dhe 7 për qind në gjëra me vlerë, etj.
Sipas kësaj ankete, bizneset kosovare paguajnë mesatarisht rreth 8 ryshfete në vit dhe përhapja e ryshfetit është më e lartë kryesisht në mesin e bizneseve të mesme dhe të mëdha, tek ato me mbi 50 të punësuar.
Për dallim nga vendet rajonale, Kosova këtë vit është ngritur për pesë vende në raportin e korrupsionit të Transparency International, përkatësisht nga pozita e 106-të vitin e kaluar është ngritur në vendin e 111-të këtë vit.
Në anën tjetër, Mali i Zi nga vendi i 75-të ku ishte vitin e kaluar këtë vit ka rënë në pozitën e 67-të. Përmirësime në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar edhe Kroacia me vendin e 57-të nga pozita numër 62, pastaj Serbia me vendin e 72-të nga 80, kurse Maqedonia është gjetur në vendin e 67-të, për dallim nga pozita e 69-të vitin e kaluar.
Megjithatë, shpresat për ta luftuar korrupsionin nuk janë te kjo klasë e politikanëve të korruptuar, të cilët e kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Kosovës, duke e shkelur me dy këmbë ligjin, por te një klasë e re politike e pakorruptuar dhe e pashantazhuar.
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com