Evropiani i Peshëngritjes, Ervis
Tabaku mbyll garën pa medalje

Ervis Tabaku ka mbyllur përfaqësimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian në Izrael. 25 vjeçari u rendit në vendin e katërt në dygarësh duke ngritur 359 kg.

Tabaku nuk u fut në garë me shumë eufori duke e nisur me 163 kg, prova rezultoi e suksesshme. Ndërsa në provën e dytë ngriti 166 kg, në të tretën tentoi të ngriti 171 kg për t’u futur në zonën e medaljeve, por dështoi duke u renditur në vendin e pestë në shkëputje.

Në stilin e shtytjes Tabaku e nisi garën me 193 kg, shumë larg kundërshtarëve që synonin vendin e parë. Në provën e dytë në shtytje, 25 vjeçari shqiptar tentoi 5 kg më shumë, pra 198 kg, por dështoi. Të njëjtën peshë Tabaku tentoi që ta ngrinte edhe në provën e tretë, por përsëri nuk pati sukses duke e mbyllur garën me 193 kg duke u pozicionuar në vendin e 7.

Paraqitja e Tabakut ishte pozitive duke pasur parasysh mundësitë reale të 25 vjeçarit, por larg rezultateve të Qerimajt, Godellit dhe Begajt, pavarësisht se kjo e fundit u dëmtua duke mos arritur të mbyllë garën.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna