'EXPO Albania', studioja e arkitektit amerikan Steven Hall fiton konkursin për ndërtimin e qendrës së re të panaireve

Projekti i studios së arkitektit amerikan Steven Hall u shpall fitues i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e qendrës së re të panaireve “Expo Albania”, ku garuan 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore.

5 skuadrat finaliste u përzgjodhën mes afro 60 konkurrentësh nga e gjithë bota, ndërkohë që juria ndërkombëtare shpalli sot fitues projektin e studios së arkitektit amerikan.

“Këto projekte kanë një dimension kulturor, janë projektet më të mira në portofolin tonë. Të gjithë jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë”, u shpreh arkitekti i studios fituese.

Koncept-idetë e prezantuara para jurisë në praninë e kryeministrit Edi Rama, ofruan disa modele të ndryshme zhvillimi të një qendre që do të funksionojë si destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës e historisë.

“Ky është një moment shumë i mirëseardhur për të ngritur këtë qendër ekspozimi ku mund të ndodhin ato organizime që mund te zhvillohen në këtë lloj hapësire. Vjen në momentin e duhur se disa vite më parë do të ishte shumë e parakohshme të investoje masivisht në këtë lloj infrastrukture, por tani kjo është një nga shumë gjërat që Shqipëria ka nevojë në mënyrë që të ecë përpara dhe të rrisë stekën e ambicies së saj. Ky projekt është i rëndësishëm në rrugën e transformimit të vendit dhe në një fazë të re zhvillimi ku ka hyrë vendi ynë, që lidhet ndër të tjera edhe me kontributin e arkitekturës në këtë transformim dhe me praninë e një rrethi të gjerë arkitektësh me prestigj ndërkombëtar, të cilët shtohen dita ditës në funksion të jetësimit të një ardhmeje që arkitektura ndihmon ta shohim më pranë dhe ta parashohim përmes shprehjeve dhe shfaqjeve të saj” tha kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoni".

Ky investim, për kryeministrin Rama, vjen në kohën e duhur e që i përshtatet ambicieve të Shqipërisë.

“Jam i bindur që të gjitha projektet e këtyre studiove janë pa diskutim shumë të mira, por të projektit që juria do të shohë si më të përshtatshëm për t’u ndërtuar dhe për t’i dhënë Shqipërisë më në fund një qendër të re që e kemi quajtur “EXPO Albania” ku do të kemi një infrastrukturë për organizime të posaçme që nga panairet tregtare tek ekspozitat e artit, tek eventet, konferencat, takimet e përmasave të ndryshme dhe patjetër edhe një destinacion për banorët e Tiranës, por edhe për vizitorët dhe turistët gjithnjë e më të shumtë, të cilët do të gjejnë arsye për të vizituar këtë hapësirë të re që po ndërtojmë. Natyrisht, vjen në momentin e duhur sepse disa vjet më parë do të kishte qenë shumë e parakohshme të investoje masivisht në këtë lloj infrastrukture, por tashmë kjo është saktësisht një nga ato shumë gjëra për të cilat Shqipëria ka nevojë në mënyrë që të ecë përpara dhe të rrisë stekën e ambicies së saj.”

Në fazën finale konkurruan dy studio të famshme të arkitektëve amerikanë Steven Hall dhe Jeanne Gang, studioja gjermane Kuehn Malvezzi, skuadra belge e Office KGDV dhe studioja e mirënjohur italiane edhe në Shqipëri e Stefano Boerit.

“Expo Albania” do të jetë një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme. Qendra pritet t’i ofrojë Tiranës një infrastrukturë moderne ekspozimi, deri më sot e munguar, duke i dhënë mundësinë kryeqytetit të jetë një lider në rajon edhe në aspektin e evenimenteve ndërkombëtare të industrisë, organizimit të panaireve, ekspozitave të artit, kulturës dhe historisë.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urbanisti: 25/04/2024 22:35

    Mund t'a ndërtonin aty poshtë Digës së Liqenit artificial të Tiranës,në atë hapsirën aty...,në vend të Kullave Skandaloze??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Klinika 24’/ Menopauza, ja çfarë duhet të kenë parasysh gratë midis moshës 45-55 vjeç

‘Klinika 24’/ Menopauza, ja çfarë duhet të kenë parasysh gratë midis moshës 45-55 vjeç