Të pranishmit patën mundësi të shijojnë cilësinë dhe shijet e gjashtë llojeve të ndryshme të verës Kallmet, verë e cila la mbresa për shijen autentike të saj.
Por veç kësaj, ata patën mundësi të informohen edhe mbi trashëgiminë kulturore të vendit tonë të lidhur me vrashtarinë, duke i ofruar kështu kuriozëve historinë dhe karakteristikat e verës shqiptare.
Pavijoni i Shqipërisë, nëpërmjet këtij eventi dhe shumë të tjerëve që do të vijojnë, do servirë aktivitete të ndryshme përgjate muajve të Ekspozicionit Universal EXPO 2015.
Eventi u mundësua nën kujdesin e vecantë të Komisarit të Përgjithshëm për Shqipërisë Znj. Manjola Gjoni me mbështetjen dhe iniciativën e OJQ-së CELIM Milano dhe LVIA, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, si dhe AIDA - Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, në kuadër të projektit "Forcimi i ushqimit dhe bujqësisë të Komuniteteve Malore dhe rurale të Pukës dhe Cukalatit në Shqipëri, për një Zhvillim të Qëndrueshëm Bujqësor ", i financuar nga Komuna e Milanos.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)