Fëmijët 2 dhëmbë të
prishur, mjekët apel

Fëmijët 2 dhëmbë të<br />prishur, mjekët apel
TIRANË- Zemra, veshkat, apo dhe organe të tjera të njeriut mund të dëmtohen nëse infeksionet në gojë nuk trajtohen. Mjekët ngrenë shqetësimin se të rinjtë e shkollave nuk shkojnë rregullisht tek dentistë, duke sjellë komplikacione në organizëm.

Ata thonë se gjithnjë e më shumë shqiptarët po i trajtojnë vetë komplikacionet duke neglizhuar mjekët, e duke e gjetur zgjidhjen në farmaci. Ndaj edhe specialistët e Autoritetit Shëndetësor Rajonal bëjnë thirrje për kujdes ndaj dhëmbëve tek fëmijët.

Sipas një studimi të bërë nëpër shkolla rezulton se nxënës të moshës 12 vjeç kanë deri në dy dhëmbë të prishur, për shkak të një higjiene orale të munguar ose të dobët, ndërkohe që niveli i kariesit në dhëmbë është i lartë. "Larja e dhëmbëve dy herë në ditë pas ushqimit bëhet që flora e gojës të jetë vazhdimisht e pastër.

Konsumimi i ujit higjenikisht të pastër, konsumimi i ujit çdo ditë, sepse kështu bëhet një farë lavazhi i gojës, humbet aciditetin e gojës dhe ndikon në shëndetin e përgjithshëm", thotë Vojsava Sulçe, nga ASHR.
Por, mjekët bëjnë apel që prindërit të kujdesen për ushqimin e fëmijëve të cilët janë të prirur drejt produkteve të gazuara, patatinave apo ushqime që ndikojnë në dëmtimin e smaltit të dhëmbëve.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri