Si ta kuptojmë që fëmija do të lindë përpara kohës së caktuar?
Për të përcaktuar kohën e lindjes së fëmijës mjeku obstetër bazohet në të dhënat që referon nëna. Ndër simptomat kryesore janë:
- shtatzania është mbi 22 javë dhe më pak se 37 javë
-tkurrjet e mitrës janë të dhimbshme, zgjasin 40-60 sekonda
- konstatohet zbutja, hollimi ose hapja e qafës së mitrës
-gjakderdhja nga rrugët e lindjes është e pranishme
-shtimi i sekrecioneve vaginale
-ndjenja e presionit në pjesët e poshtme të barkut
Çfarë problemesh paraqet ky stad i shtatzanisë për fëmijën?
Ndërlikimet e gjendjes së fëmijës në këtë kohë janë të shumëllojshme dhe të shumta. Ato respiratore zënë vendin e parë. Vështirësitë që has sistemi i frymëmarrjes përfshin: apnetë, sëmundja e membranave hyaline e displazia bronkopulmonare. Ndërsa vështirësitë neurologjike shfaqen në formën e hemorragjive të trurit. Diagnozën e konfirmon Ekografia. Komplikacione të tjera na paraqiten dhe në zemër, veshkë, stomak, zorrë apo edhe aspekte imunologjike dhe të termorregullimit. Prematuriteti mund të shkaktojë sëmundje në mushkëri, prapambetje në rritje të fëmijës, prapambetje zhvillimi si, paraliza cerebrale, prapambetje mendore, çrregullime të të folurit, çrregullime të vëmendjes, të sjelljes, të aftësisë për të mësuar etj.
Si mund të parandalohet një lindje e parakohshme?
Përdoren shumë tregues për të përcaktuar faktorët që luajnë rol në këtë ngjarje. Një tregues i tillë është edhe treguesi Papierenik që vlerësonefektin rëndues të disa gjendjeve si:
-lindje të parakohshme të tjera në historinë mjekësore- shtatëzani të shumëfishta
-mitër e keqformuar hemorragjitë në tremujorin e dytë të shtatëzanisë
Qumështi i nënës
Ideal për foshnjet e lindura para kohe
TEMPERATURA:
Mbajtja e një temperature trupore normale është një prioritet për fëmijën prematur. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis uljes së temperaturës dhe vdekshmërisë. Fëmija premature është i ekspozuar ndaj uljes së temperatures sepse shtresa e nënlëkurës është e reduktuar, rezervat në yndyrna janë të ulura dhe raporti i sipërfaqes së trupit me masën është i rritur. Themi se ky raport është i rritur për vetë faktin që këta fëmijë kanë dhe një peshë të ulët. Fëmija që në fillim vendoset në inkubator. Temperatura e inkubatorit mbahet konstante në shifrat 36 oC- 37oC.
USHQYERJA:
Refleksin thithje-gëlltitje fëmija e fiton si princip nga java e 35 e shtatëzanisë. Para moshës 34-35 javësh fëmija nuk ushqehet 24 orët e para, por ndihmohet nëpërmjet vendosjes së një kateteri umbilikal. Kërkohet mbikqyrje e kujdesshme e gjendjes digjestive të fëmijës. Bëhet vlerësimi i shenjave të tjera si fryrja e barkut, dukja e zorrëve, zbehtësia, polipnea, cianoza, të vjellat, anomalitë e feçeve dhe kërkimi i gjakut në to.
USHQYERJA ME GJI E TË LINDURIT PARAKOHE:
Qumështi që prodhon një nënë e cila e ka lindur fëmijën para kohe, ka përbërje të ndryshme nga qumështi i nënës që e ka lindur fëmijën në kohën e duhur. Ky qumësht i përgjigjet kërkesave ushqimore që ka vetë fëmija i lindur para kohe. Fëmijët e lindur parakohe janë shumë më të prekshëm prej infeksioneve dhe qumështi i nënës i pasur me trupa mbrojtëse i ndihmon ata të mbrohen më mirë prej mikrobeve të mjedisit. Ato nuk e asimilojnë mirë qumështin artificial ndërkaq që e tresin dhe e thithin mirë qumështin e nënës. Megjithëse u nevojitet mjaft qumështi i nënës mund të mos kenë të zhvilluar aq sa duhet aktin e thithjes e të gëlltitjes (sidomos kur kanë lindur më parë se sa java e 34-t e shtatzanisë) dhe kanë vështirësi në kapjen e gjirit. Për këto arsye shpesh herë ushqyerja e fëmijës realizohet ose me një tub që vendoset në stomakun e bebit ose me biberon. Nëna në ditët e para pas lindjes së një fëmije të parakohshëm është vërtetë e çorientuar, por është vërtetë po aq e rëndësishme që ajo të fillojë të shtrydhë gjirin për të nxitur prodhimin e qumështit më tej. (xh.k/shqiptarja.com)