Fëmijët e ushtarakëve festojnë me
krijimtari në Ministrinë e Mbrojtjes

Fëmijët e ushtarakëve festojnë me<br />krijimtari në Ministrinë e Mbrojtjes
TIRANE- Në kuadër të veprimtarive që po zhvillohen me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, fëmijët e ushtarakëve nën drejtimin e Qendrës së Kulturës, Mediave, Botimeve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes organizuan dhe shfaqën spektaklin me një tematikë të pasur të repertorit të këngëve të Luftës Nacional Çlirimtare si: “Malet me blerim mbuluar”; “Shqiponjat Partizane”, etj si dhe recitime të poezive që nga periudha e rilindjes e deri në ditët tona.

Fëmijët e ushtarakëve shpalosën gjithashtu vlerat e krijimtarisë poetike, patriotike të autorëve tanë më të shquar. Drejtoresha e re e QKMBMSHP, Mirela Roshi duke vlerësuar aktivitetin u shpreh se stafi që ajo drejton, për fëmijët e ushtarakëve edhe në të ardhmen do t’u krijojë atyre kushtet dhe mundësitë për zhvillimin e talenteve të tyre për të marrë pjesë edhe në spektakle më të mëdha, si dhe duke konkurruar edhe në edicione kombëtare në raste festash e ngjarjesh të ndryshme kulturore.

Në vijim ajo theksoi se “Forcat e Armatosura janë një forcë e madhe dhe kanë prurje të tilla që përmbushin dëshirat e fëmijëve dhe familjeve tona kur punojmë së bashku”, tha Roshi. Në përfundim të fjalës së saj Roshi u shpreh se fëmijët në këtë skenë përbëjnë vazhdimësinë e të gjithë atyre artistëve që me të vërtetë FA kanë krijuar ndër vite. Ky spektakël u realizua edhe me bashkëpunimin e Qendrës se Fëmijëve të Tiranës, të cilët me pjesët e valleve tiranase dhe të Tropojës i dhanë ngjyra e dimensione më të larmishme, duke përcjellë në këtë mënyrë për të pranishmit emocione të veçanta.

Dueti i këngëtarëve Kozma Dushi dhe Redon Makashi, i shoqëruar nga kori i fëmijëve u prit me shumë duartrokitje. Koloriti muzikor interpretative i fëmijëve ishte një premtim. “Dua më shumë Shqipërinë”, ishte pjesa që mbylli programin e këtij spektakli. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje