Kujdestarët për ruajtjen e bregdetit organizuan Betejën e Detit, me pjesmarrjen e fëmijëve në mënyrë që të jenë të vetëdijshmë për rëndësinë e mbrojtjes nga përmbytjet në vendin që ka nën nivelin e detit gati dy të tretën e sipërfaqes së tij.

Disa prej fëmijëve konkurruan në plazh në ndërtimin e kështjellave të rërës të cilat mund të parandalojnë baticën e ardhshme.

Por asnjë prej kështjellave nuk mbijetoi dhe ky ishte një mësim për fëmijët. Ata mësuan një ditë më parë sësi menaxhohet uji dhe sesi mbrohet bregdeti, duke vënë në praktikë më tej gjithçka që kishin mësuar.

Grupi me 10 fëmijë ndërtoi 27 kështjella në një orë por u shkatërruan menjëherë nga dallgët e larta. Ruajtësi i bregdetit shpjegojnë se njerëzit e marrin sigurinë e detit si të mirëqenë ndaj eksperimente të tilla janë të nevojshme për të kuptuar rrezikun që shkakton ngritja e nivelit të detit dhe ndryshimet klimatike.

Ministri i Jashtëm Hollandez u shpreh se është e nevojshme që të tregohen të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm mbi rrezikun serioz që përbën përparimi i detit.

Fëmijët pjesmarrës ishin zgjedhur nga shkolla të ndryshme fillore të qyteteve përreth dhe mësuan se për të arritur sukses në një ndërmarrje duhet bashkëpunim dhe unitet mes njëri-tjetrit.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)