Fëmijët nga rrethet
të parët në piano

Fëmijët nga rrethet<br />të parët në piano
TIRANE - 118 fëmijë interpretuan në “Takimin e 7-të Kombëtar të pianistëve për kënaqësi (hobi)”, organizuar nga EPTA-Albania. Ky takim u zhvillua me pianistë të rinj nga 5-18 vjeç, nga datat 6 dhe 12 Qershor.

Fëmijë të talentuar kanë luajtur vepra madhore si i riu 17- vjeçar Enio Barci që ekzekutoi kohën e III të sonatës “Patetike” të Beethovenit, kurse një vajzë e vogël 10- vjeçare Xhoi Mançe luajti pjesën e kompozitorit tonë T. Harapi “Mamaja ime” duke e kënduar atë njëkohësisht, apo Uendi Xhengo, Elisa Xhika e Sindi Kola që interpretuan me ndjeshmëri si profesionistët, rrëfen organizatorja Takuina Adami.

Përveç fëmijëve nga Tirana, në këtë takim morën pjesë shumë fëmijë nga Durrësi, Korça, Vlora, Shkodra etj., të cilët prezantuan një punë seroize të mësuesve të tyre si Irena Mëhilli, Alida Brokeri, Mirela Tushe, Vjollca Stamo, Bardhylka Sahatçi etj. Më 8 Korrik, talentet do të perfomojnë si solistë në Koncertin e RTSH-së. Orkestra do jetë në drejtimin e dirigjentit Oleg Arapi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)  04.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor