Sipas një studimi të bërë kohët e fundit, fëmijët që ndryshojnë shpesh shkollat, janë më të rrezikuar për t’u prekur nga depresioni dhe simptoma të tjera psikologjike.

Duke pasur simptoma të tilla në fëmijëri, rritet mundësia  e sëmundjeve më të rënda mendore dhe vetvrasjeve, kur ata rriten.

Në studim u përfshinë rreth 6500 familje. Nga studimi u arrit në përfundimin se ata që kishin ndryshuar shkollen tre herë, ose edhe më shumë, gjatë fëmijërisë së tyre, ishin 60 % më të rrezikuar për të vuajtur nga të paktën një sëmundje psikologjike.

Ndryshimi i shkollës është në përgjithësi stresues për nxënësit. Ky ndryshim, shpesh çon në ngacmim nga shokët e klasës, ul vet-vlerësimin dhe iu krijon atyre një ndjesi izolimi që mund të shkaktojë ndryshime në trurin e tyre.

Redaksia online
(o.s/shqiptarja.com)