Trupi i pajetë i një fëmije shqiptar 3-vjeçar ndodhet prej më shumë se një jave në një morg në Greqi e nuk tërhiqet dot nga familjarët. Autoritetet helene nuk lejon familjarët ta tërheqin, sepse fëmija rezulton i pa regjistruar si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.
Policia greke u ka kërkuar familjarëve të bëjnë tesin e ADN-së , për të vërtetuar lidhjen e gjakut me fëmijën. Por kjo ka sjellë shqetësim tek familjarët sepse ata nuk posedojnë dokumente për qëndrimin në Greqi dhe rrëzikojnë të dëbohen. Kjo ka qënë dhe arsyeja se pse ata nuk e kishin regjistruar fëmijën e tyre.
Trupi i fëmijës ndodhet në morgun e spitalit të Lamias. 3-vjeçari humbi jetën pasi u përplas nga një automjet një javë më parë, në zonën e Polidhenrit në Dhomokos.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com