F. Krujë, 70-vjeçari shpall vdekjen
e vet që ta vizitojnë të afërmit

F. Krujë, 70-vjeçari shpall vdekjen<br />e vet që ta vizitojnë të afërmit
KRUJË – Një histori e rrallë e një 70-vjeçari  nga Kruja, Hajdar Lila, i cili, për të sfiduar vetminë dhe braktisjen, vendos të shpallet vetë i vdekur vetëm e vetëm që të afërmit e tij ta kujtonin e ta vizitonin. Kjo, pasi prej vitesh, harresa dhe vetmia ishin bashkëudhëtarët e vetëm në jetën e tij, deri sa vendosi të kthehet nga emigracioni në vendlindje.

"A1 Report!" sjell dramën e 70-vjeçarit që afishoi vdekjen e tij në mur, një ditë pasi mbushi plot 70 vjeç. Në këtë përvjetor ai vendosi t'i dhurojë vetes një ceremoni të rreme mortore, vetëm e vetëm që të ribashkohet edhe një herë si në kohët e vjetra me të afërmit e tij.

Lila tregon se në kohën kur kishte gjendje të mirë ekonomike, pasi punonte si emigrant në Kanada, i kujtonte me para dhe dhurata të gjithë miqtë e të afërmit, ndërsa kur u kthye në Shqipëri, realiteti që e priste ishte zhgënjyes. 

70-vjeçari tha se ka bërë gati edhe varrin e tij, prej 22 vjetësh madje, me synimin që në ceremoninë e vërtetë mortore të mos marrë pjesë askush, përveç bashkëshortes së tij dhe varrëmihësit. 

Lila kishte 4 vjet që ishte kthyer nga Kanadaja, ku punonte prej vitesh si emigrant, ndërsa “rrengun” që ai kishte përgatitur për të gjithë miqtë dhe të afërmit e tij e ka ngritur me qëllim që t'iu japë një leksion të vlefshëm atyre personave që e peshojnë miqësinë dhe respektin vetëm përmes parave dhe dhuratave. 


Një 70-vjeçar nga Fushë Kruja, Hajdar Lila, ka ngjitur vetë në mur njoftimin e vdekjes ë tij, një tentativë kjo për të grumbulluar të afërmit e tij. Madje, ai ka hapur edhe varrin e vet dhe ka lënë edhe amanetet.
 
Ka qënë vetmia ose më saktë braktisja nga të afërmit, që e ka shtyrë 70-vjeçarin të “sensibilizojë” njerëzit me vdekjen e tij të shtirur.
 
“I vdekuri” rrëfen se është rikthyer pra disa vjetësh në Shqipëri nga Kanadaja. Deri atëherë, kur ai u dërgonte para të afërmëve, i qëndronin afër, por që ditën që u kthye pa pasuri, askush nuk e kujton, në radhë të parë tre fëmijët e tij. Për këtë arsye, ai ka shpallur sot vetë, vdekjen e tij, për të parë njërëzit e afërt që do t’i vinin në varrim sepse ai ka nevojë për ta sa është gjallë, ndërsa, kur të vdesë vërtet, amaneti është i qartë: "Nuk dua askënd pranë!"

hajdar lila
(Në foto: Lajmërimi i vdekjes së rreme të Hajdar Lilës)
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit