FUSHE-KRUJE- Ministri i Brendshëm, Samir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit, Artan Didi, kanë inspektuar mbrëmjen e sotme punën në komisariatin e Fushë-Krujës, i cili gjatë kohëve të fundit është bërë objekt i dy sulmeve më lëndë plasëse
Shpërthimi i parë u shënua me 20 janar, teksa persona të paidentifikuar hodhën një sasi tritoli në ambientet e komisariatit, ndërsa sulmi i fundit u krye para katër ditësh, ku disa persona që udhëtonin me një makinë hodhën një granatë brenda murit rrethues të godinës komisariatit.
Shpërthimet nuk kanë shënuar të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.
Pas shpërthimit të fundit në ambientet e komisariatit, u morën masa për rritjen e numrit të efektivëve që ruajnë këtë godinë.
Policia dhe Prokuroria vijojnë punën për identifikimin e autorëve të këtyre sulmeve.

(Në foto: Ministri Saimir Tahiri sot (07.03.2014) në komisariatin e policisë së Fushe-Krujës) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fushë-Krujë, shpërthim granate brenda komisariatit të Policisë më 3 mars