FA Cup në Angli zhvilloi katër ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8, nga ku u mësuan edhe çiftet çerekfinaliste për më tej.
Në "Stamford Bridge", Chelsea fitoi 3-2 me Leeds. Dramatike përballja në Londër, me Blutë që shënuan me Jackson, Mudryk dhe Gallagher në 90+1. Joseph realizoi dopietë për miqtë.
Në "City Ground", Nottingham u mposht 0-1 nga Manchester United. Goli i Casemiro në minutën e 89 i dha të drejtë "Djajve" që të kalojnë më tej. Liverpool mundi 3-0 Southampton me golat e Koumas dhe dopietën e Danns. Wolves triumfoi 1-0 ndaj Brighton.
Në fazën çerekfinale FA Cup sheh përballje interesante, ku spikat Manchester United - Liverpool.
FA Cup, faza 1/8:
Chelsea 3-2 Leeds
Nottingham 0-1 Manchester United
Wolves 1-0 Brighton
Liverpool 3-0 Southampton
FA Cup, faza çerekfinale:
Chelsea - Leicester
Manchester City - Newcastle
Manchester United - Liverpool
Wolves - Coventry
Chelsea fitoi 3-2 kundër Leeds United në fazën e 1/8 të FA Cup. Në "Stamford Bridge" gjatë ndeshjes ndodhi një ngjarje e rëndë, me një nga tifozët miq që ra nga lartësia në momentin që Leeds po festonte golin e parë.
Ishte minuta e tetë kur Leeds kaloi në epërsi me Joseph. Në sektorin mik festa ishte legjitime, teksa një tifoz ra nga lartësia në sektorin e katit të parë të stadiumit dhe u përplas me shkallët e boshatisura.
Menjëherë ambulanca dhe shërbimet e emergjencës e dërguan në spital, teksa nuk ka asnjë informacion për gjendjen e tifozit. Të dyja klubet treguan se do kenë një bashkëpunim për të zbardhur të vërtetën.
A Leeds fan fell from the upper tier at Stamford Bridge last night celebrating a goal????
— Football Away Days (@AwayDays_) February 29, 2024
Hope he’s okay. pic.twitter.com/Gp5nuQRicT