TIRANE - U zhvillua dje në Rinas konferenca për mediat e prezantimit të stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike në kuadër të NATO-s, me emrin “Albanian Lion 2013”. Një stërvitje, e cila ka nisur në datën 12 gusht dhe do të përfundojë në 13 shtator, duke zgjatur kështu 1 muaj, e që përfshin rreth 1000 trupa britanikë, të cilat do vijnë në Shqipëri nga ajri, deti dhe toka.
Harta gjeografike e stërvitjes ka nisur me Vlorën, më pas me Sazanin, malin e Bizës, Kuçovë dhe më pas edhe në Zall-Herr të Tiranës. Gjatë konferencës edhe ceremoniale, u asistua edhe mbërritja e dy avionëve reaktivë në Shqipëri; të parat mjete ushtarake këto, që vijnë në kuadër të stërvitjes “Luani shqiptar”. “Falenderoj forcat ushtarake britanike. Bashkëpunimi me ta është i hershëm.
Kujtoj vitin 44 dhe sakrificat e ushtarakëve britanikë, që humbën jetën për të ndihmuar popullin shqiptar. Ju sollët shijen e avionëve reaktivë në qiellin shqiptar. Synojmë që kjo stërvitje të jetë e vazhdueshme", tha Gjunkshi. Ndërsa ambasadori britanik, Cannon është shprehur se theksoi se “kjo stërvitje i shërben ushtarakëve të të dy vendeve, që të familjarizohen në kuadër të NATO-s”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com