Fabrika e vajit lubrifikant ndot ajrin, protestë në Maliq! Agjencia e Mjedisit inspekton kompaninë ‘Ansoil’: Afat deri në 10 janar për analizat e karbonit

Mëngjesin e kësaj të hëne banorë të fshatit Libonik në bashkinë e Maliqit protestuan për ndotjen e ajrit. Sipas tyre, kompania ‘Ansoil’, që prodhon vaj lubrifikant për automjete shkakton ndotje të ajrit për shkak të emetimit të gazrave në atmosferë. Sipas tyre, çdo ditë nga fabrika del tym dhe ndjehet era e rëndë.

Protesta nisi me një marshim nga qendra e fshatit deri përpara kompanisë, ku pati edhe debate mes administratorit dhe banorëve.

Administratori i kompanisë, Julian Suljoti tha se fabrika përdor teknologji të lartë dhe nuk shkakton ndotje të ajrit.

Agjencia Rajonale e Mjedisit ka kryer një inpektim më 15 dhjetor, por e ka gjetur fabrikën të mbyllur, siç shkruhet në këtë dokument ekskluziv, siguruar nga Report TV. Drejtori i Agjencisë, Dritan Metaj konfirmon se kompania “Ansoil” ka për detyrë të kryejë matjen për emetimin e gazrave pranë një laboratori të akredituar dhe duhet ta dorëzojë pranë agjencisë deri më 10 janar 2024. Kompanisë ‘Ansoil’ i është kërkuar specifikisht matja e monoksidit të karbonit, dioksidit të karbonit që janë ndotësit kryesore të ajrit. Në varësi të analizave do të merret masa ndëshkimore nga gjobë deri në mbyllje të aktivitetit.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë