Në letrën që i është drejtuar prefektit të Novi Sadit, Milosh Vuçiçeviç, të cilën e ka publikuar Radiotelevizioni i Vojvodinës, kërkohet të sigurohet një zyrë dhe disa zyrtarë që do të bënin regjistrimin e serbëve të zhvendosur nga Kosova për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.
Në letër thuhet se regjistrimi i serbëve të zhvendosur nga Kosova është e domosdoshme për sigurimin e “një pjesëmarrjeje sa më të madhe të serbëve dhe joshqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, të cilat kanë rëndësi të jashtëzakonshme për ekzistencën e popullit serb në Kosovë”.
Zëvendësi i prefektit të Novi Sadit, Milovan Amixhiç, ka thënë se autoritetet e kryeqytetit të Vojvodinës do të ndihmojnë me gjithë çfarë munden Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Sipas Amixhiçit, në Novi Sad jetojnë 5.311 serbë të zhvendosur nga Kosova, prej të cilëve rreth 4.500 kanë të drejtë vote, informon Koha
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)