Fabula e vrerosur e opozitës për një “referendum” kundër Ramës mund të kthehet në një boomerang si plebishit kundër Metës e Berishës

Fabula e vrerosur e opozitës për një “referendum” kundër Ramës mund të kthehet në një boomerang si plebishit kundër Metës e Berishës

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Në kulmin e një atmosfere gafash të njëpasnjëshme dhe një mungese vizioni e programi politik për një qeverisje alternative ndaj Edi Ramës, “batalioni” i mbështetësve të Lulzim Bashës dhe pjesës opozitare të Metës e përbërësve të tjerë të pjatës opozitare për 25 prillin e ardhshëm, po nis të mbjellë një atmosferë “plebishitare” që të votohet “me mllef” kundër qeverisë së Edi Ramës.

Një frymë që dukshëm po e përhapin ushtarët propagandistë të “çetës” opozitare, të cilët i thonë vetes gazetarë, por në 24 orë të ditës vetëm bëjnë propagandë politike, pa analizuar qoftë edhe me pak rreshta qëndrimin apo mendimin e tyre politik.

Çështja e referendumit, apo i ashtuquajturi “votimi me mllef”, njihet natyrisht në nocionin politik dhe përdoret mjaft, sidomos kur përballë ke një qeveri apo një lidership që ka arritur një popullaritet të ulët dhe grupimet politike alternative, me polarizimin e elektoratit mundohen të përfitojnë.

Katër vjet më parë Donald Trump arriti fitoren kryesisht me logjikën “kundër”, pasi krijoi një atmosferë kundër “establishmentit të elitës së vjetër të Uashingtonit”. Këtë fabul e kanë përdorur rëndom partitë populiste dhe ekstremiste në Europë, që arritën rezultate pozitive në disa vende të Europës.

Por kjo strategji duhet të ketë në krahun tjetër kryesisht politikanë “premierë”, pra të paprovuar dhe përgjithësisht të paatakueshëm.

Tentoi që ta përdorë këtë edhe grupi mbështetës i Joe Biden në fillim të fushatës, por siç ndodhën punët më pas, vetëm përpjekja dhe koalicioni drejt qendrës, duke kërkuar elektorat të moderuar që të votojnë pro dhe jo kundër, i siguroi fitoren në një fushë ku Trump është më i zoti për të ndarë e polarizuar.

Le të vijmë tek panorama jonë e opozitës. Ka një diskurs nga mbështetës të LSI-së dhe të Bashës për të krijuar një frymë urrejtje apo inati kundër Edi Ramës në rrjet, natyrisht duke përdorur fakenews-e apo edhe fjalime e diskutime nekrofile si ato të Bashës parmbrëmë për Covid

Kjo strategji natyrisht që do të grumbullojë rreth vetes mjaft fanatikë, që edhe pa i nxitur, përgjithësisht do të votojnë kundër Edi Ramës, sidomos pas dy mandateve të qeverisë së tij.

Por nëse do të vijojë kjo strategji pa krye e “plebishitit” të 25 prillit, siç i bie tam tameve edhe Ilir Meta, ka shumë gjasa që kjo të mobilizojë krahun tjetër.

Kjo, pasi përballë Edi Ramës është jo vetëm një kuartet: Basha, Berisha, Meta, Kryemadhi, që janë provuar gjatë në pushtet, por edhe kompleksi i podiumit rezervë me Fatmir Mediun, Nard Nokën, Dash Shehin, Vangjel Dulen, Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën etj, e plotëson edhe më shumë këtë “ansambël ballshi” të parodisë opozitare.

Dhe në këtë logjikë, i ashtuquajturi referendum kundër Ramës, mund të kthehet si një plebishit popullor për të mos lejuar kthimin në qeveri të Sali Berishës, Ilir Metës e grupit mbështetës të tyre, që kanë pasur të gjithë postet më të larta në vend dhe për një pjesë të madhe të njerëzve shikohen edhe e keqja e 30 vjetëve tranzicion.

E kjo mund të sjellë një mobilizim të dy kampeve, atij të djathtë, por edhe atij të majtë, me ndryshimin që grija këtë herë shkon me atë që ofron edhe program më të qartë qeverisës dhe garanton atë që për shumë shqiptar është jetike për vendin e që është “Reforma në Drejtësi”.

Nëse këta të mllefosurit kërkojnë plebishit kundër Edi Ramës, PS mund të bëjë thirrje për një referendum popullor për të ndaluar rikthimin e Sali Berishës.

Nëse “shkencëtarët” buzëqumësht të politologjisë opozitare e konsiderojnë 2005-n si precedent, nuk kanë mësuar asgjë.

Sali Berisha në atë kohë nuk erdhi fare pasi grumbulloi një frymë anti-Nano, por sepse bëri qindin për të trukuar partinë e tij të vjetër, për t’u dukur si të ndryshme, ndërkohë që rinovoi e thirri për deputetë emra që vinin nga grupime shoqërore jo thjesht opozitare.

Plus që në fund, nuk do të vinte kurrë nëse PS-ja të mos ishte ndarë dysh dhe Ilir Meta të mos kishte në krye të LSI-së figura të rëndësishme të së majtës, që morën mjaft vota socialiste.

Sot LSI ka vetëm fytyrën e Monikës, që edhe zyrtarisht garon e vetme për kryetare, një Vasil e një Luanram, ku edhe Panariti i iku në Presidencë. Vitrina e studentëve që nuk kanë marrë diplomën është natyrisht e mirë për aktivistë, por jo për zgjedhës.

Mënyra e inxhinierisë politike të Bashës, i cili kur ishte ministër vetëm qeshte dhe tani që është opozitar, ka 8 vjet që rri vrerosur sikur i ka rënë gjëma e madhe, krijon vetëm një përshtypje; që buzëqeshja atij i kthehet vetëm po të rikthehet në qeveri…./ Marrë nga Tema

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRRRAS LALA: 21/11/2020 14:38

    Redaksia ka bër një shkrim brilant një realitet i pa kundërshtushëm. Bën vaki që Shqiptarvr i mer er truri e të kthehet në pushtet qeni bastard wc publike salmut berkaka Shqipri shkrihet përfundimisht nga ky qeni ngordhur kriminel salmuti spiun i sërbit. Prandaj Shqiptarët duhet të votojn me kok të ftoht e të matur për ardhshmërin e fmive të tyre. Në të kundërtën le të dalin lypsar nëpër Evrop. Zoti e bekoft Edi Ramën e në skëter shkoft qdni bastard salmut wc.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë