Facebook, ambasada SHBA
në Tiranë, profil për qytetarët

Facebook, ambasada SHBA <br />në Tiranë, profil për qytetarët
TIRANË - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të fillojë shërbimin “Pyetje për Konsullin”, në faqe të posaçme në facebook, në shërbim të qytetarëve shqiptarë si dhe në shërbim të nënshtetasve amerikanë. Lajmi konfirmohet nga ambasada amerikane, ndërsa sqarohen edhe arsyet e kësaj faqeje në rrjetin social. “Të premten, datë 6 janar, Seksioni Konsullor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të fillojë shërbimin “Pyetje për Konsullin” në faqen facebook të Ambasadës (www.facebook.com/usembassytirana.) Ky shërbim iu ofrohet individëve që kanë pyetje mbi proceset e vizave për të vizituar apo jetuar në Shtetet e Bashkuara me qëllim ofrimin e informacionit të saktë dhe në kohë lidhur me shërbimet që ofrohen nga Seksioni Konsullor i Ambasadës së SHBA”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Pyetje mund të drejtohen kryesisht për viza apo për çështje të tjera personale. Po ashtu faqja në rrjetin social facebook do t’u shërbejë edhe nënshtetasve amerikanë. “Miqtë e faqes facebook të Ambasadës do të ftohen të drejtojnë pyetje të përgjithshme dhe një zyrtar konsullor do të përgjigjet, duke mbuluar një gamë të gjerë temash me interes për ata që interesohen për të udhëtuar apo jetuar në Shtetet e Bashkuara. Për shkak të natyrës publike të këtij shërbimi, nuk do të diskutohet asnjë pyetje individuale apo çështje specifike vize”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.
Pyetjet në lidhje me kërkesat personale për viza jo imigrimi dhe imigrimi mund të drejtohen në adresën [email protected]. “Për të pyetur për shërbime që u ofrohen nënshtetasve amerikanë, ju lutemi kontaktoni adresën [email protected]”, përfundon njoftimi i djeshëm për shtyp i ambasadës amerikane.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Debate për ‘Onkologjikun’ në Kuvend, opozita nuk lejon ministren Koçiu të flasë: Turp, jep dorëheqjen

Debate për ‘Onkologjikun’ në Kuvend, opozita nuk lejon ministren Koçiu të flasë: Turp, jep dorëheqjen