Rrjeti social Facebook ka blerë aplikacionin e mesazheve Whatsapp për një vlerë totale prej 19 miliardë dollarë. Kjo është blerja më e madhe dhe më e shtrenjtë që gjigandi i rrjeteve sociale ka bërë deri më sot.
Aplikacioni Whatsapp përdoret gjerësisht në celularët smartphone të platformës Android dhe IOS. Ai ka më shumë se 450 milionë përdorues në muaj, duke siguruar kështu përfitime të mëdha ekonomike.
Në një deklaratë të dhënë pas marrëveshjes, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg e cilësoi shërbimin Whatsapp si 'tepër të vlefshëm'.
Whatsapp funksionon nëpërmjet internetit dhe i mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe duke shmangur tarifat e mesazheve standarte të kompanive celulare.
Kompania pretendon se aktualisht po regjistron një milion përdorues të rinj në ditë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com