Facebook blen Instagram
për 1 miliardë dollarë

Facebook blen Instagram<br />për 1 miliardë dollarë
Bum në fushën e teknologjisë në rrjetet sociale. Facebook deklaron se do të blejë Instagram, krijuesin e aplikacioneve të shpërndarjes së fotove dhe ripërpunimit të fotove (photo-sharing e foto-ritocco) të Apple dhe Androind, për 1 miliardë dollarë.

Kompania e drejtuar nga Mark Zukenberg ka deklaruar se do të blejë kompaninë që zotëron patentën për aplikimet në foto vetëm pak ditë pasi kjo e fundit ka nisur versionin për telefonat Android. Pagesa do të jetë një pjesë para në dorë dhe një pjesë në aksione.

“Tani do të jemi në gjendje për të ofruar eksperiencën më të mirë në shpërndarjen e fotove të bukura në telefonet celular”- ka thën Zukenberg.

Instagram ka 30 milionë regjistrues. Ky investim shihet si mjaft i rëndësishëm për Facebook pasi për herë të parë Facebook arrin të marrë një prodhim dhe një kompani që ka kaq shumë përdorues.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)