Në bazë të ndryshimeve më të fundit rrjeti social Facebook do të ndalojë të gjitha postimet që mohojnë apo shtrembërojnë Holokaustin.
Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg njoftoi për masat e reja, në lidhje me politikën e re të rrjetit social në përpjekjen e fundit nga kompania për të ndërmarrë veprime kundër teorive të konspiracionit dhe keqinformimit.
“Të tërheqësh linjat e duhura midis asaj që është dhe nuk është e pranueshme, nuk është e thjeshtë, por në situatën aktuale të botës, unë besoj se ky është ekuilibri i duhur”, tha Zuckenberg.
Vendimi i Facebook erdhi pasi shumë nga të mbijetuarit e Holokaustit në të gjithë botën dhe familjarë të viktimave, filluan një fushatë për të nxitur Zuckenberg të ndërmarrë veprime për të hequr nga rrjeti social postimet që mohonin Holokaustin. Vendimi i Facebook u mirëprit nga të gjithë duke e konsideruar atë një lëvizje të drejtë.
Kongresi Botëror Hebre e mirëpriti këtë vendim.
"Mohimi i Holokaustit, banalizimi, minimizimi i tij, është një mjet i përdorur për të përhapur urrejtje dhe komplote të rreme rreth hebrenjve dhe minoriteteve të tjera", thuhet në reagimin e Kongresi Botëror Hebre.
Diskutimet në lidhje më këtë çështje janë rriturprej kohësh, vitin e kaluar Zuckenberg kishte deklaruar se nuk do të merret asnjë masë pasi shkelej liria e fjalës por me rritjen e postimeve antisemitiste, një masë e tillë ishte e nevojshme.
Komente











