Facebook-ut i dërgohet peticion
për njohjen e Kosovës
Në peticion tregohet se Kosova është shtet i pavarur, që nga viti 2008 dhe njohja nga Facebook do të mirëpritej nga banorët e Kosovës. Për një peticion të tillë nevojiten 29,492 nënshkrime derisa peticioni po shpërndahet nëpër rrjete sociale.
PRISHTINË - Ilirian Salihu, një i ri nga Kosova, ka nismuar një peticion me anë të të cilit i kërkohet bosit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, njohja e Kosovës nga ky komunitet.
Në këtë rrjet social, Kosova ende vazhdon të trajtohet si vend në kuadër të Serbisë.
Siç bën të ditur RTV21, në peticion tregohet se "Kosova është shtet i pavarur, që nga viti 2008 dhe njohja nga Facebook do të mirëpritej nga banorët e Kosovës. Për një peticion të tillë nevojiten 29,492 nënshkrime derisa peticioni po shpërndahet nëpër rrjete sociale".
Në peticion thuhet: "Është e rëndësishme për popullin e Kosovës, që të njihet nga bota dhe komuniteti i gjerë i Facebook-ut. Gjërat nuk janë të lehta këtu dhe pas luftës ishte një lloj rilindje në vendin tonë. Kosova është njohur nga shumë shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Japonia, Italia, Gjermania dhe shumë të tjera. Pavarësia është shpallur në muajin shkurt të vitit 2008 derisa mori përkrahjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Së fundi, Google e ka vendosur Kosovën në harta të ndryshme dhe ne do të dëshironim, që edhe Facebook ta bënte të njëjtën gjë. Për shembull, kur kosovarët të publikojnë diçka në Facebook në qytetin e Prishtinës, fjala tjetër është “Serbia”, por qyteti i Prishtinës nuk është më në Serbi, që nga vitit 2008. Ne do të ishim shumë mirënjohës, nëse kjo gjë e vogël do të ndryshohej, një gjë e vogël, por shumë e madhe për shqiptarët".
Për të nënshkruar peticionin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.change.org/petitions/facebook-add-the-country-kosovo-on-facebook-the-country-exist-since-2008?utm_campaign=autopublish&utm_medium=facebook&utm_source=share_petition
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.4%
-
Jo
5.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 640
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi
18 Janar, 12:50
-
Eduard Zaloshnja: Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë
18 Janar, 12:47
-
“Kur po vizitoja Mehmetin pas mbledhjes së Byrosë dhe atij i shërbyen kafe e fruta, u detyrova të flas në frëngjisht sepse…” - Dëshmia e mjekut personal të ish-kryeministrit
18 Janar, 12:42
-
KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump
18 Janar, 12:22
-
Përmbytja nga HEC i Sasajt, banorët: I dhamë firmën por s'ua kemi borxh! Duam dëmshpërblim, i gjithë mundi i Greqisë shkoi kot
18 Janar, 12:20
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar, 11:59
-
'Këtu u bë liqen menjëherë'/ Dëshmia e banorëve të Bunecit të përmbytur nga HEC Sasaj: Për dy minuta u mbyt dynjaja, shpëtuam kokën se do na kishte zënë brenda
18 Janar, 11:52
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë
18 Janar, 11:39
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Turku i dënuar me 15 vite burg tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Morinë! Ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
18 Janar, 11:08