Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka konfirmuar tre futbollistë për ndeshjen miqësore përballë Haitit më 5 Mars. Kështu Samir Ujkani, Loret Sadiku e Emir Bajrami do t’i bashkohen Kosovës.
“Ylli i parë është padyshim është portieri Samir Ujkani. Unë do të përmend edhe dy lojtarët nga Suedia, Loret Sadikun dhe Emir Bajrami”. Por, pyetja kryesore lidhet padyshim me emrin e Januzajt, a do të luajë ai për Kosovën?
“Unë ende nuk kam pasur një takim me të dhe familjen e tij, pres që Adnan Janzuaj të luaj në ndeshjen e ardhshme për ne. Ai është lojtar me perspektiv dhe me të ardhme. Ai duhet të vendosë se për kë do të luajë”, ka shtuar Vokrri.
Në fund të intervistës, Vokrri nuk e ka përjashtuar mundësinë që për përfaqësuesen e Kosovës të luajnë edhe futbollistë të nacionalitetit serb. “Nuk e shikojmë në përkatësinë etnike dhe fetare ftesën për një lojtar. Kushdo që pranon Kosovën si vendin e tyre mund të luajë për ne, qoftë ai shqiptar, serb apo malazez”, ka përfunduar ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com