Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën 'arrest me burg' në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit, ndërsa ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish-prefektin Paulin Radovani me kushtin që ai të mos largohet jashtë Shqipërisë.
Elton dhe Robert Radovani, u vunë në hetim me akuzën për mashtrim, pasi grupi i te arrestuarve për skemën e fajdeve, pretendojne se kjo histori eshte e sajuar nga Paulin Radovani. Hetimet per ish-prefektin nisen pas gjyqit per 12 te arrestuarit dhe pretendimeve qe ata ngriten. Ish-prefekti Radovani ishte personi që bëri një denoncim ndaj 22 personave për një skemë fajdesh me përqindje të larta. Në rast se nuk paguheshin lekët e dhëna, anëtarët e grupi i merrnin borxhlinjve prona dhe pasuri duke i kaluar në emër të tyre. 12 anëtarë të grupit të skemës së fajdeve u arrestuan dhe tre të tjerë janë në kërkim.
Sipas ish-prefektit, autorët kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani.
Dy djemtë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht.