'Faji është i imi, jo i lojtarëve', Colella: Partizani do rikuperohet në spital

Partizani humbi sot 1-0 me Kukësin në transfertë për javën e 23-të në Superligë. Pas dy fitoreve, Partizani dështon në transfertë duke qenë sërish në vendin e dytë. Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i "Demave", Giovanni Colella. Trajneri i kuq mori fajin mbi shpatulla.

“Mendoj se jam i mërzitur sepse fitoren ia dhuruam në pjesën e parë kundërshtarit. Gabimi që kam bërë është se në skuadër nuk realizova dot disa skema të përgatitura. Për momentin duhet të fokusohemi te ndeshja në Kupë. Ndeshja me Vllazninë është një nga objektivat tona", tha trajneri.

Trajneri nuk kërkon të akuzojë futbollistët e tij, ndërsa vuri edhe theksin te mungesat.

"Nuk ishte faji i lojtarëve sepse ishte një gabim i taktikave. Ata nuk duhet të marrin faj për këtë rezultat sepse në pjesën e dytë zhvilluan një lojë të mirë. Tani do të rikuperohemi në spital. Ndeshjen e kishim përgatitur me disa skema që nuk na dolën siç e prisnim", tha italiani Colella.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë