'Fajin nuk e ka opozita', PD replikë me Besa Shahinin: Asnjë rritje rroge për mësuesit në 7 vjet

'Fajin nuk e ka opozita', PD replikë me Besa Shahinin: Asnjë rritje rroge për mësuesit në 7 vjet

Ndriçim Mehmeti dhe Besa Shahini

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ka deklaruar se mesazhet e Ministres së Arsimit drejtuar mësuesve janë denigruese dhe tregojnë cinizëm.

Në një mesazh dërguar mësuesve të cilët do të marrin pushimet, Shahini shkruan se opozita poston gënjeshtra, pasi në asnjë moment ajo nuk i ka quajtur mësuesit "të çmendur".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehmeti shkruan se duke u dashur të shfajësohet, Shahini ia hedh fajin opozitës. Eksperti i Arsimit thotë se që nga viti 2013 mësuesit nuk kanë pasur asnjë rritje rroge, përkundrazi iu janë hequr edhe shpërblimet në fundvit.

"Kercenimi, denigrim dhe cinizem ne sms e ministres se arsimit drejtuar mesuesve.

Ministrja ne ikje Shahini, pas nje periudhe te gjate heshtje, shfaq ne tere permasen e vet,  cinizmin, perçmimin dhe dengrimin ndaj mesuesve permes nje sms, se dites se djeshme.

Duke dashur te shfaqesohet per gjuhen e urrejtjes qe ka ndaj mesuesve, ministrja perbetohet se i ka "xhan", por opozita e ka inat.

I kujtojme znj. Shahini se perkunder arritjeve dhe kujdesit te opozites se sotme, dje ne pushtet, rilindja ku ajo ben pjese, ka keto rekorde:

* Nga viti 2013 e deri ne sot, zero rritje page per mesuesit.

* U hoq shperblimi i fundvitit per mesuesit.

* U hoq transporti falas per mesuesit.

* Nuk ka shperblim mbi pagen per mesuesit e shkencave natyrore.

* Ne kulmin e pandemise ministrja urdheroi heqjen e pageses per oret kujdestari.

* Perkunder shembullit te Kosoves, qeveria dhe ministrja, nuk ofruan asnje lek per mbeshtetjen e mesuesve ne punen e tyre vetmohuese.

E fundit qe duhet te flase per mesuesit, eshte pikerisht ministrja e arsimit dhe ata qe e rrethojne ate. Ne mungese te ndjeses se thelle te pakten hesht znj. Ministre dhe mos fajeso opoziten per paaftesine tende totale", shkruan Ndriçim Mehmeti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 13/08/2020 21:53

    Ndricim Mehmeti me keto qe thote i bie te jete ekspert politikash, dhe jo ekspert arsimi. Sepse eksperti arsimit merret me cilesine, dmth duhet te jete teknicien, jo politikan qe merret me rrogat. Ne fakt ky thjeshte thote gjera te paverteta, sepse shperblimi i fundviti eshte hequr qe ne kohen e Saliut, dmth ka te pakten 10vjet. Sa per rritjen e pagave, prap thote nje te pavertete, sepse qe nga prilli i 2017 per te gjithe te punesuarit ne shtet, ku perfshihen qe nga roja i thjeshte te dera institucionit e deri tek drejtoret, ka patur rritje nga 7% deri ne 10%. Mjeket perfituan 10%, dhe ata qe kane qene me pagat me te ulta 10%. Arsimtaret me sa me kujtohet kane patur me duket rritje 8-9%. Kjo ministre ka plot probleme qe mund te kapesh, si psh menaxhimi i shkollave ne kete kohe pandemie.

    Përgjigju
  • BENI: 13/08/2020 17:04

    C'pune ka kjo kosovatja ne shqiperi,,nuk e kuptoj...po pse o edi rama nuk ka burra e gra shqiperia per tu bere minister i arsimit...

    Përgjigju
    • Renkimi dhe Rankimi: 14/08/2020 01:19

      o miq e kujtoni ate renkimin e dhimbshem te perkthyeses turke ne parlamentin e Kosoves. Aty e keni pergjigjen. google.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta para bashkisë, Sali Lusha prin protestuesit për të hequr gardhin metalik

Protesta para bashkisë, Sali Lusha prin protestuesit për të hequr gardhin metalik