Konferenca Kombëtare e Sportit, Evis Kushi: Në 2022 morëm 44 medalje! Veliaj: Ndryshojmë infrastrukturën! Duka: Të krijohet tregu i sportit

U zhvillua sot Konferenca Kombëtare e Sportit me temën “Arritjet dhe sfidat e sportit në Shqipëri”, e cila bashkon në një hapësirë diskutimi aktorët kryesorë të zhvillimit të sportit, partnerë lokalë e ndërkombëtarë, ekspertë dhe sportistë elitarë e të rinj. Fjalën e parë në këtë konferencë e mbajti Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Më pas folën edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në fjalën e saj ministrja përmendi disa nga arritjet historike të vendit tonë në botën e sportit dhe punën e bërë në kuadrin ligjor.

“Këtë konferencë do ta përshëndeste edhe kryeministri Edi Rama që për arsye shëndetësore nuk është këtu me ne. Qëllimi i kësaj konferencë është të bëjë bashkë për të diskutuar të gjithë aktorët që kanë çuar drejt suksesit sportin në Shqipëri. Gjithashtu si ta përmirësojmë atë, ta integrojmë e ta vendosim në funksion të ekonomisë, turizmit dhe të gjithë sektorëve të shoqërisë, madje për më shumë paqe dhe harmoni në shoqëri. Vendosëm që ta zhvillojmë një konferencë për sportin në përmasa të tilla sepse është një moment vrulli për sportin shqiptar", tha fillimisht Kushi.

Më pas ministrja u ndal edhe te kuadri ligjor i sportit, që sipas saj është bërë si në vendet e Bashkimit Europian. Kushi thekson se sporti shqiptar në 2022 siguroi 44 medalje për sportistët e rinj.

"Kemi një ligj të ri për sportin të përafruar me legjistlacionin e Bashkimit Europian. Kemi një vendim të Këshillit të Ministrave që i shpërblen me dinjitet sportistët tanë dhe trajnerët. Kemi më shumë investime në infrastrukturën sportive. Kemi një rritje të buxhetit të sportit nga viti në vit. Ndërkohë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka filluar një fazë të re të lëvizjez Olimpike. Të gjitha këto kanë sjellë në rezultate të mira nga sportistët tanë që kohët e fundit na kanë dhuruar kaq shumë krenari dhe na kanë ngritur imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Veçanërisht viti 2022 që na solli 44 medaljë për sportist të rinj dhe të rritur.

 

Për këtë arsye, Qeveria Shqiptare, me këmbënguljen e vetë kryeministrit, ka financuar për herë të parë një projekt për masivizimin e sportit në shkolla, projekti Ekipet Sportive, deri më sot me një buxhet prej 7.5 milionë dollarë në 2 vite, që po zbatohet nga KOKSH, me përkushtimin e jashtëzakonshëm të vetë presidentit Ylli dhe stafit të tij, si dhe me angazhimin e të gjitha ZVA-ve dhe bashkive të vendit. 10 mijë vajza e djem nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, të drejtuar nga 350 trajnerë, janë bërë pjesë e 700 ekipeve të volejbollit dhe basketbollit, dhe kanë gjallëruar jetën e të gjitha qyteteve tona nga veriu në jug, madje edhe në zonat më të largëta.

E po ashtu, me mbështetjen e FIFA-s kemi nisur edhe Programin e Futbollit në 116 shkolla 9-vjecare nga i gjithë vendi, që në fazën e dytë do të përfshijë edhe 416 shkolla të tjera. Ndërkohë që kemi rritur numrin e orëve të edukimit fizik në shkolla, nga 2 në 3 orë në javë, kemi rritur numrin e klasave sportive, nga 200 ne 400, kemi shtuar 3 disiplina të reja (përveç futboll, volejboll dhe basketboll, këtë vit kemi edhe atletike, gjimnastike dhe tenis), si dhe kemi miratuar një kurrikul të veçantë edukimi fizik për nxënësit me aftësi ndryshe, të cilët nëpërmjet lojërave dhe aktiviteteve fizike mund të përmirësojnë kapacitetin e tyre fizik, komunikimin dhe aftësitë", tha Kushi.
 

Në këtë konferencë mbajti fjalimin e tij edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duke bërë një krahasim me sportin në vendin tonë disa vite më parë dhe progresin që ka pësuar, Duka konfirmoi se është koha për një paketë ligjore për të krijuar tregun e sportit.

"Ka ardhur koha që të punojmë së bashku për të miratuar një paketë të plotë ligjore dhe fiskale e cila do të krijonte tregun e futbollit dhe sportit në Shqipëri. Duhet ta fillojmë me Ligjin e Sponsorizimit. Ekonomia shqiptare do të ishte përfituesja më e madhe e krijimit të këtij tregu. Të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi do të kenë gjithashtu kushte dhe mundësi më të mira për të ngritur lart flamurin e vendit tonë të dashur. Duke punuar sëbashku, pushtet qendror, pushtet lokal, organizata sportive dhe biznesi, jam shumë i sigurt se do të shkojmë larg dhe do të shkruajmë një faqe të ndritur në histori. Të ardhurat e siguruara nga bastet sportive janë gjithashtu një mekanizëm që mund të ndihmojë buxhetin e sportit shqiptar", tha Duka mes të tjerash.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmendi dy nga projektet më madhore që do të realizohen për sportin në kryeqytet. Ai tha se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe stadium “Selman Stërmasi” do të rindërtohen më të mëdhenj, më të fortë dhe më të bukur, si dy investime gjigante për qytetin.

“Shumë shpejt do të shihemi për Triathlonën në Farkë. Në tetor do të shihemi për Maratonën e Tiranës, prandaj kush ka nisur përgatitjet, ky është momenti për ta vendosur në kalendar. Pastaj, me disa të tjerë do të shihemi në përgatitjet që po bëjmë, bashkë me Fidelin, që Tirana të jetë bashkëorganizatore me Kosovën për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Pastaj, do të shihemi te kampionati i tenisit, te Parku i Liqenit, ku sapo kemi liruar hapësirat për fushat.

Do të shihemi edhe tek pishinat, të cilat pas 20 viteve në privat i mori në dorëzim bashkia për t’i rinovuar sepse unë besoj se ne mund ta bëjmë më mirë këtë punë. Federata e Notit nuk ka më nevojë të shkojë në hotele private, por mund të vijë në pishinat e Bashkisë së Tiranës. Në fund, do të shihemi kur të hedhim themelet e dy investimeve gjigante për sportin në Tiranë. Ashtu siç ndodhi me Arenën Kombëtare, edhe Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’, edhe stadiumi ‘Selman Stërmasi’ do të ribëhen nga e para, më të mëdhenj, më të fortë dhe më të bukur për çunat e gocat tanë”, tha Veliaj.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Armand Duka: Bastet sportive do na ndihmojnë, të krijojmë tregun e sportit në Shqipëri

 

Në Konferencën Kombëtare të Sportit me temën “Arritjet dhe sfidat e sportit në Shqipëri” mbajti fjalimin e tij edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duke bërë një krahasim me sportin në vendin tonë disa vite më parë dhe progresin që ka pësuar, Duka konfirmoi se është koha për një paketë ligjore për të krijuar tregun e sportit.

"Sporti shqiptar përballet sot me shumë sfida, ku në majë qëndron synimi për krijimin e kultures sportive. Ne jemi një shoqëri jo sportive. Këtu nuk jam duke folur për sportin profesionist, por për atë amator, për një lëvizje sportive që mungon. Sot që flasim, sipas të dhënave të EuroBarometrit, në Bashkimin Europian mesatarja europiane e njerëzve që merren me sport është 40%. Në Shqipëri vetëm 3-4% e popullsisë ushtron sport. Jane Shifra alarmante", tha Duka fillimisht.

Më pas kreu i FSHF-së u ndal edhe te miratimi i një pakete të plotë ligjore, për të krijuar tregun e sportit, si edhe ligjin e Sponsorizimeve dhe të ardhurat nga bastet sportive.

"Ka ardhur koha që të punojmë së bashku për të miratuar një paketë të plotë ligjore dhe fiskale e cila do të krijonte tregun e futbollit dhe sportit në Shqipëri. Duhet ta fillojmë me Ligjin e Sponsorizimit. Ekonomia shqiptare do të ishte përfituesja më e madhe e krijimit të këtij tregu. Të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi do të kenë gjithashtu kushte dhe mundësi më të mira për të ngritur lart flamurin e vendit tonë të dashur. Duke punuar sëbashku, pushtet qendror, pushtet lokal, organizata sportive dhe biznesi, jam shumë i sigurt se do të shkojmë larg dhe do të shkruajmë një faqe të ndritur në histori. Të ardhurat e siguruara nga bastet sportive janë gjithashtu një mekanizëm që mund të ndihmojë buxhetin e sportit shqiptar", tha Duka mes të tjerash.

Ora 11:37
Konferenca e Sportit, Veliaj: Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’ dhe stadiumi ‘Selman Stërmasi’ do të ribëhen më të mëdhenj, më të fortë dhe më të bukur

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në konferencën "Arritjet dhe Sfidat e Sportit në Shqipëri", e cila bashkon në një hapësirë diskutimi aktorët kryesorë të zhvillimit të sportit, partnerë lokalë e ndërkombëtarë, ekspertë dhe sportistë elitarë e të rinj, përmendi dy nga projektet më madhore që do të realizohen për sportin në kryeqytet.

Ai tha se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe stadium “Selman Stërmasi” do të rindërtohen më të mëdhenj, më të fortë dhe më të bukur, si dy investime gjigante për qytetin.

“Shumë shpejt do të shihemi për Triathlonën në Farkë. Në tetor do të shihemi për Maratonën e Tiranës, prandaj kush ka nisur përgatitjet, ky është momenti për ta vendosur në kalendar. Pastaj, me disa të tjerë do të shihemi në përgatitjet që po bëjmë, bashkë me Fidelin, që Tirana të jetë bashkëorganizatore me Kosovën për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Pastaj, do të shihemi te kampionati i tenisit, te Parku i Liqenit, ku sapo kemi liruar hapësirat për fushat.

Do të shihemi edhe tek pishinat, të cilat pas 20 viteve në privat i mori në dorëzim bashkia për t’i rinovuar sepse unë besoj se ne mund ta bëjmë më mirë këtë punë. Federata e Notit nuk ka më nevojë të shkojë në hotele private, por mund të vijë në pishinat e Bashkisë së Tiranës. Në fund, do të shihemi kur të hedhim themelet e dy investimeve gjigante për sportin në Tiranë. Ashtu siç ndodhi me Arenën Kombëtare, edhe Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’, edhe stadiumi ‘Selman Stërmasi’ do të ribëhen nga e para, më të mëdhenj, më të fortë dhe më të bukur për çunat e gocat tanë”, tha Veliaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/04/2023 04:46

    Po i preve ekualiptet e pemet e tjera te kurores se stadiumit /Dinamo/ ne emer te te berit me te madh e me te bukur,ke per te bere nje nga idiotesite me te medha o Erion.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'