Fajtor për 34 akuza, Trump nuk do të shkojë në burg dhe mbetet kandidati republikan për President! Si rrezikon të humbasë votën e moderuar

Donald Trump nuk do të shkojë në burg dhe në çdo rast ligji nuk e ndalon atë të vazhdojë të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë, edhe me kërcënimin e një dënimi penal në gjyqin ku akuzohet se i ka dhënë para, gjatë fushatës presidenciale të 2016, aktores prono Stormy Daniels që ajo të mos tregonte se kishte pasur një lidhje me Trump. Megjithatë, verdikti i gjykatës së Nju Jorkut përfaqëson një humbje të dyfishtë për Trump, gjë që mund të dëmtojë përpjekjen e tij për t’u rizgjedhur president, megjithëse mbështetësit e tij do të vazhdojnë ta mbështesin atë pa frikë.

Donald Trump ka pohuar gjithmonë se është i pafajshëm, duke mohuar lidhjen jashtëmartesore me Stormy Daniels. Pra, ai përdori strategjinë e mohimit, vonimit të gjyqeve dhe sulmit të egër ndaj kundërshtarëve, i mësuar nga avokati dhe mentori i tij prej shumë kohësh, Roy Cohn. Mbështetësit e tij nuk do ta braktisin në asnjë rast. Trump do ta injorojë dënimin, duke e cilësuar si një komplot liberal për ta eliminuar atë, gjë që në fakt do të bindë edhe më shumë mbështetësit e tij, siç ndodhi me aktakuzat gjatë zgjedhjeve paraprake.

Megjithatë, rreziku që Trump ka tani është ai i humbjes së konsensusit të mundshëm midis votuesve të moderuar dhe të pavarur, të cilët janë vendimtar për të fituar një sfidë shumë të ngushtë si ajo kundër Joe Biden. Në sondazhe disa prej tyre thanë se donin ta votonin, por nuk do të mund ta bënin nëse ai shpallej fajtor. Dërgimi i një krimineli në Shtëpinë e Bardhë ishte i tepërt edhe për ta, një vijë e kuqe e pakapërcyeshme.

Duke marrë parasysh se sfida e nëntorit do të jetë në pesë-gjashtë shtete, ku katër vjet më parë disa mijëra vota kishin bërë diferencën, tashmë bindja mund të mjaftonte për ta bërë atë të humbte konsensusin vendimtar. Në fakt, për të fituar, Trump duhet të bëjë një fushatë shumë më të mirë se në 2020, duke rrëmbyer votuesit e Biden në këtë segment të vogël, por themelor të popullsisë amerikane. Pra, vendimi negativ mund të bëhet kashta që i thyen kurrizin devesë, duke e bërë të pamundur rizgjedhjen e tij si President.

Rruga gjyqësore për ‘eliminimin’ e Trump mbetet e zbatueshme, edhe nëse tre paditë e tjera për nxitjen e sulmit ndaj Kongresit, vjedhjen e dokumenteve sekrete nga shtëpia e tij dhe komploti për të fituar zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji duke manipuluar fletëvotimet nuk do të shkojnë në gjyq.

Humbja e dytë e pësuar nga Trump është po aq e rëndësishme, sepse dobëson strategjinë e përgjithshme që ai zgjodhi në fushatën e tij elektorale. Donaldi akuzon sistemin se është montuar kundër tij, duke u paraqitur si viktimë e një gjueti shtrigash që synon ta eliminojë.

"Unë do të jem hakmarrja juaj", përsëriste ai shpesh, duke u kërkuar mbështetësve ta mbështesin sepse komploti kundër tij është në fakt një dredhi kundër tyre.

Megjithatë, dënimi nga Gjykata nuk e lejon më Tump që të përdorë  këtë strategji, sepse e pengon atë të ripohojë se aktakuza e vendosur nga prokurori i Manhattan Bragg ishte një mashtrim, pa asnjë bazë ligjore.

Mbështetësit e tij do të vazhdojnë ta besojnë atë, por fitimi i votës së atyre që janë më të pasigurt për moralin dhe pranueshmërinë e tij si udhëheqës i vendit do të bëhet më i vështirë. Kjo nuk mjafton domosdoshmërisht për ta mposhtur atë, por rrezikon të kthehet në një goditje fatale./Marrë nga La Repubblica

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi