Fake news me qendër Maqedoninë
rrezik për zgjedhjet në SHBA

Fake news me qendër Maqedoninë<br />rrezik për zgjedhjet në SHBA
Një investigim nga rrjeti i CNN për lajmet e rreme (fake news) për politikën dhe realitetin politik në SHBA ka zbuluar se epiqendra ku prodhohen këto lajme të rreme është në Maqedoni.

Sipas gazeteres së CNN, vendi ku këto njerez operojnë për prodhimin e këtyrë lajmeve të rreme për ngjarjet politke në SHBA është në një qytetet të vogël e të varfër të Maqedonisë.

Veles, quhet qyteti ku persona të ndryshëm kanë ndërtuar faqe në internet, ku me anë të rrjeteve sociale shpërndajnë përmbajtjen e rreme që ato krijojnë.

Mënyra si funksionon kjo skemë është e thjeshtë, në rastin në fjalë, një person në Veles, të Maqedonisë, ka krijuar një faqe në të cilën hedh informacione që më pas i shpërndan nëpërmjet rrjeteve sociale, në faqe që kanë 500 mijë ose më shumë ndjekës.
faqe

Llogaritë që përdorin për të shpërndarë këto lajme, i blejnë nga fëmijët, të cilët mashtrohen me pak para.

Kështu, të dhënat e faqes (web) i regjistrojnë në SHBA, më saktësisht në Çikago, llogaritë në rrjete sociale i kanë të verteta pavarsisht se pas identitetit të tyre fshihet tjetër person.

Në këtë mënyrë ato krijojnë lajme që bëjnë boom klikimesh nga SHBA edhe mbarë bota.

Nëpërmjet klikimeve dhe mundësive që jep Facebook dhe Google për të reklamuar në faqe(web) këto persona korrin të ardhura të mëdha.

Gazetarja e CNN arrin të krijojë kontakt me një person, i cili posedon një faqe të tillë dhe i shpjegon mënyrën se si funksionojnë rrjete të tilla.

Qëllimi i vetëm i personave që prodhojnë lajme të rreme është vetëm për të bërë para, ku personi në fjalë tregon se ka arritur të fitojë deri ne 2500 $ në ditë, një vlerë goxha e lartë duke parë qytetin dhe mundësitë që të ofron një vend i tillë.

Ai shpjegon se po përgatitet për zgjedhjet e 2020-s në SHBA, pasi të tilla periudha janë mundësi të arta për të fituar para.

Të tilla faqe qendrën e kanë në Veles, por ai shpjegon se ka shumë njerëz të tjerë që hedhin informacione në faqe, këta persona janë nga çdo vend i botës, përfshirë edhe në SHBA.

Kjo formë e të fituarit të parave është kthyer në industry parash pasi shumë njerez e shohin si një mundësi për të bërë para në një kohë të shkurtër por ndikimi që ato kanë tek opinion publik me lajmet që publikojnë kanë një rëndësi tejet të rëndësishmë.

Përmbajtja që publikohet mund të ndikojë opinionin publik në SHBA për çështje të caktuara, aq sa mund të krijojë efekte për imazhin për kandidatët politik, çka do të thotë që këto përmbajtje mund të ndikojnë drejpërdrejtë në votën e qytetarëve të SHBA-së.

Tashmë jemi në epokën e “Fake news”, dhe efekti i tyre mund të shkojë deri aty sat ë ndikojë në zgjedhjen e lidervë më të mëdhenj botërore, përfshirë edhe Presidentin e SHBA-s.


Investimi i plotë i publikuar nga CNN.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë