'Fake News' për dorëheqjen e Xhafajt, MPB: Ministri në krye të detyrës

'Fake News' për dorëheqjen e Xhafajt, MPB: Ministri në krye të detyrës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Rezultojnë "Fake News" aludimet në disa media, më konkretisht në portale, të cilët flasin për një dorëheqje të mundshme të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Spekulimet erdhën pas publikimit të përgjimit audio nga Partia Demokratike ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit takon një trafikant droge dhe e orienton atë se ku duhet të gjente lëndë narkotike për ta trafikuar drejt Italisë.

Report Tv kontaktoi me zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme, Ardi Bita i cili përgënjeshtroi informacionet e përhapura nga web-et. Sipas tij, Xhafaj ndodhej në zyrë deri në orët e vona të kësaj të hëne çka tregon se vijon të jetë në detyrën e ministrit.

Lajmet për dorëheqje, të pavërteta. Ministri Fatmir Xhafaj vijon të jetë ende në zyrë dhe ushtron detyrën me funksion të plotë. 

Ka thënë për Report Tv, zëdhënësi  i Ministrisë së Brendshme

Prej disa ditësh me radhë Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm se ka mbrojtur vëllain e tij të dënuar në Itali me 7.2 vite burg për trafik droge. Demokratët pretendojnë gjithashtu se Xhafaj ka ndryshuar nenin 491 për ekstradimet, pikërisht për të mos lejuar dorëzimin te autoritetet italiane të vëllait të tij.

Nga ana tjetër këto akuza janë hedhur poshtë nga maxhoranca të cilët kanë theksuar se ndryshimi i nenit 491 është bërë në tryezën e diskutimeve të Reformës në Drejtësi dhe nuk ka pasur kontestime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dyli: 15/05/2018 01:50

    Ku ka ZE nuk eshte pa gje MORALI ESHTE QE XHAFA DUHET TE JAPE DORHEQJE TE GJITHA NDYRESIRAT QE BEN PS KONSIDEROHEN FAKE NEWS SHQIP LAJM GENJESHTER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda