TIRANE- Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës ka bërë kërkesë që të përfitojë kuota shtesë për masterin profesional part-time.
Kjo pasi deri më tani, në sekretaritë e këtij fakulteti, kanë ardhur tre herë më shumë kërkesa se sa numri i kuotave të miratuara nga qeveria, për këtë nivel studimesh. Drejtuesit e këtij fakulteti, e kanë argumentuar këtë kërkesë për shtesë kuotash, me faktin se ka një fluks të madh kërkesash për specializim të mëtejshmëm edhe nga studentë, të cilët i kanë mbaruar vitet e kaluara studimet e larta.
Për të tre degët e masterit part-time tek fakulteti i Drejtësisë, qeveria shqiptare ka miratuar përkatësisht nga 100 kuota. Por këshilli i fakultetit ka vendosur që prioritet të kenë studentët e ditës që diplomohen pranë këtij universiteti, ndërsa nëse do të ketë vende të mbetura të paplotësuara, ata do të shpërndahen mes kandidatëve që vijnë nga universitetet e rretheve dhe universitete private, të cilët do të përzgjidhen në bazë të notës mesatare.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com