Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Përmes një postimi kreu i qeverisë shprehet se ky investim kompleton mjediset akademike me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente në shërbim të 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve e stafit akademik

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, një investim i Ministrisë së Arsimit që kompleton mjediset akademike me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente në shërbim të 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve e stafit akademik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.