Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private po vijon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga një ndërhyrje në terren, duke theksuar se operacioni “vijon për të liruar trotuaret dhe rrugët e zaptuara".

“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.

Aksioni, i nisur në korrik të vitit të kaluar, është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Shkurt, 17:02

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?