Sulmuesi më i kërkuar në Evropë për momentin Radamel Falcao për fanellën e Realit të Madridit do të sakrifikojë duke luajtur për 6 muaj në kategorinë e dytë në Francë me ekipin e Monakos.
Lajmi zyrtarizohet nga e përditshmja spanjolle ‘AS’ e cila shkruan se sulmuesi do të transferohet te Monako për 55 milionë euro, por me një klauzolë që nëse e kërkon Reali do të largohet menjëherë në drejtim të Madridit, rivalëve të Atletikos.
Kështu Falcao do të shmangë kalimin direkt te galaktikët duke perdorur si trampoline Monakon. “Tigri” do të nisë edicionin në Francë dhe ta përfundojë sërish në Spanjë.
Multimiliarder i Monaco, Dimitry Ribolovlev nuk e ka aspak problem shifrën 55 milionë euro për të parë në kategorinë e dytë për 6 muaj Falcaon.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com