Falen kreditë e këqija, pr/ligji
së shpejti në Parlament

Falen kreditë e këqija, pr/ligji<br />së shpejti në Parlament
TIRANË- Kreu i Bankës Qëndrore paralajmëron nisjen e shpejtë të procesit të pastrimit të bilanceve të bankave nga kreditë e humbura, pa shpresë kthimi.

I pranishëm dje në një takim me drejtuesit e bankave private, të nivelit të dytë, në vend Fullani tha se rregullimi i sistemit bankar dhe pastrimi i kredive të pakthyeshme, është një nga kushtet e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Për lehtësimin e këtij procesi, po ndërmerren edhe ndryshime në legjislacionin tatimor dhe në kuadrin rregullator të Bankës së Shqipërisë.

"Në negociatat e fundit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore kemi rënë dakort që si pjesë e kushtëzimeve të programit të ri me këto dy institucione, i cili siç thashë miratohet sot, të përfshihet pastrimi dhe bilanci i bankave, nga ky bilanc i portofolit të kredive të humbura të përvegjonuara dhe pa shpresë arkëtimi, pa asnjë efekt financiar në sistemin bankar shqiptar. Tashmë ndryshimet janë formalizuar në një projektligj i cili pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Shqipërisë."

ULNI INTERESAT E KREDIVE
Banka e Shqipërisë kërkon gjithashtu nga bankat private të nivelit të dytë, që të jenë rigoroze ndaj zbatimit të masave të diktuara nga ligji. Guvernatori Ardian Fullani, u kërkoi bankave private se “duhet të reflektojnë uljen e interesave të kredive dhe duhet të nisin kreditimin e ekonomisë”.

Sipas tij, bankat kanë hapësira për të menaxhuar më mirë kostot e tyre, veçanërisht ato të sigurimit të fondeve në valutë të huaj.

"Me gjithë reflektimin më të mirë në tre mujorin e fundit të vitit 2013 të uljes së normës bazë së interesit çmimi i kredisë në kllapa përfshirë dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të konsiderohet ende relativisht e lartë, është e nevojshme që bankat të ulin çmimin e kredisë duke kontrolluar mirë koston e veprimtarisë së tyre , veçanerisht kostot e financimit në valutë."

Ai gjithashtu kritikoi bankat e mëdha të sistemit, për frenimin e kreditimit në ekonomi. Në fjalën e tij kreu i Bankës Qëndrore u kërkoi bankave të bëjnë përmirësime, duke filluar nga cilësia e burimeve njerëzore.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin