Falimentimi i “Belle Air” favorizon
tragetet, rritet fluksi në port

Falimentimi i “Belle Air” favorizon<br />tragetet, rritet fluksi në port
DURRES- Nëse nuk do të kishte shpallur falimentimin kompania e fluturimeve "Belle Air", muaji nëntori i këtij viti do të kishte shënuar rekordin e 20 viteve të fundit përsa i përket numrit më të vogël të udhëtarëve që kanë udhëtuar me tragete. Bëhet fjalë për udhëtarët e linjave të cilat lidhin portet e Italisë me atë të Durrësit dhe anasjelltas. E megjithatë, përsëri situata në linjat detare përsa i përket numrit të udhëtarëve nuk ka qenë aspak e mirë.

Pronarët e agjencive që kanë në pronësi tragetet që operojnë në linjat me Durrësin e kanë parë veten në vështirësi e në një pozitë të tillë kanë qenë edhe agjencitë që shesin bileta si dhe e gjithë infrastruktura e këtij shërbimi. Vetëm pas shpalljes së falimentimit nga ana e kompanisë së fluturimit "Belle Air” situata ndryshoi disi, pasi të gjithë ata që kishin ndërmend të udhëtonin me avionët e kësaj kompanie iu drejtuan linjave detare. Kjo  u reflektua menjëherë në rritjen e numrit të udhëtarëve nëpër tragetet që lidhin portet italiane me portin kryesor të vendit, atë të Durrësit.

Gjendja
Edhe pse ditë festash kombëtare, bashkatdhetarët tanë, që jetojnë jashtë shtetit, nuk preferuan të vinin në vendin e tyre sikurse ka ndodhur në të njëjtën periudhë vitet e shkuara. Numri i udhëtarëve ka qenë i njëjtë me atë të ditëve të zakonshme. Pronarët e agjencive detare, pilotët e portit, që merren me futjen dhe nxjerrjen e anijeve nga porti i Durrësit, flasin për një panoramë të zymtë të situatës, në të cilën gjendet transporti detar me tragete. Gjatë muajit nëntor deri në momentin kur kompania ajrore "Belle Air" shpalli falimentimin, në portin e Durrësit ishte regjistruar numri më i vogël i udhëtarëve në 20 vite.

Por situata pësoi një ndryshim pas falimentimit të kompanisë "Belle Air", e cila kishte krijuar edhe monopolin e saj në transportin ajror. Fill pas kësaj dite, numri i udhëtarëve u rrit me një mesatare prej 200 vetësh nëpër tragetet e linjave me Durrësin, çka bëri që ky transport të merrte një farë frymëmarrje. Por megjithatë, transporti me tragete gjatë muajit nëntor ka qenë në një situatë kolapsi përsa i përket numrit të udhëtarëve. Deri disa ditë më parë, mesatarja ka qenë 500 udhëtarë në ditë vajtje-ardhje, ndërsa pas falimentimit të kompanisë ajrore “Belle Air”, ky numër u rrit edhe me 200 udhëtarë të tjerë. Leonard Reso, drejtues i një agjencie në Durrës, e cila operon me tragete në të trija linjat me Italinë, thotë se "numri i udhëtarëve ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë muajit nëntor.

Tashmë, ata që dëshirojnë të shkojnë në Milano, Firence, Romë apo gjetkë, pra larg porteve, nuk udhëtojnë më me tragete pasi frekuentojnë avionët, të cilët i çojnë në një kohë të shkurtër në destinacionet përkatëse. Ndërsa tragetet janë më të frekuentuar gjatë sezoneve turistike, pasi udhëtarët vijnë së bashku me automjetet e tyre. Ndërkohë, tragetet kanë një rol të pazëvendësueshëm për transportin e kamionëve". Ndërsa Lulzim Hatja, pilot i vjetër në portin e Durrësit, thotë se "gjatë muajit nëntor tragetet kanë transportuar kryesisht kamionë e trajlera dhe më pak udhëtarë. Vetëm pas falimentimit të "Belle Air" u ndje një rritje e numrit të udhëtarëve nëpër tragete.

Falimentimi
Të parët që i ndjenë efektet e krizës ekonomike ishin pronarët shqiptarë të dy trageteve, të cilët pas 2 vitesh aktivitet u detyruan, që të ndërpresin lundrimet, pasi nuk ishin në gjendje të përballonin shpenzimet. Edhe pse ata nuk e kanë shpallur falimentimin u detyruan që të ndërprisnin aktivitetin e tyre. Më parë 3 kompani të huaja lundrimi dolën nga aktiviteti dhe e vazhduan atë në linja të tjera larg porteve tona. Madje, njëra prej tyre pranoi ofertën e bërë nga shteti italian dhe kreu disa rrugë në Libinë e kohës së rrëzimit të Gedafit, duke e braktisur linjën me portin e Durrësit. Bëhet fjalë për tragetin Arbëria me pronar grek.
 
Pas Raifeissen, BKT-ja padit “Belle Air”
Kompania “Belle Air u padit nga Banka “Raiffeisen” në datë 26 nëntor (çështja nr. 7281), për shkak se kompania ajrore nuk po shlyente kredinë e marrë nga banka. Ndërkohë, po në datën 26 nëntor, edhe Banka Kombëtare Tregtare ka paditur kompaninë ajrore “Belle Air” me bazen e mosshlyerjes së kredisë që ka marre nga kjo bankë. Kompania ajrore “Belle Air”, e cila kishte monopolin e tregut ajror shqiptar, në një vendim të papritur dërgoi këkresë për të shpallur falimentimin në datën 22 nëntor (çështja nr. 19528). Sipas burimeve, “Belle Air” u ka bankave private 8.5 milionë euro borxh.

Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit