TIRANE- Në një kohë kur gjykata e Tiranës, po shqyrton kërkesën për falimentim të kompanisë ajrore “Belle Air”, njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës ka nisur verifikimet për akuzën e “Vjedhjes me anë të mashtrimit”. Hetimi ka vetëm 1 javë që është rregjistruar në prokurori, dhe se për këtë ëështje nuk ka pasur asnjë kallëzim, por vetë prokuroria e ka filluar me iniciativën e saj.
Nisja e procedurave hetimore për kompaninë “Belle Air” është pohuar nga vetë kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ka pohuar se pasi kishte parë pamjet filmike të televizive, ku tregoheshin qytetarët të izuluar në aeroport, ka urdhëruar menjëherë nisjen e hetimeve kryesisht.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi se aktualisht hetimi është përqëndruar në grumbullimin e materialeve dhe shkresave zyrtare të kësaj kompanie si dhe rrugët e ndjekur nga ajo, deri në momentin e ndërprerjes së fluturimeve, duke lënë në aeroporte të ndryshme shumë qytetar shqiptar. Pa verifikimit të të gjithë praktikës së ndjekur nëpërmjet dokumentacionit, pritet që për këtë ëështje të meren në pyetje administratorët e kompanisë “Belle-Air”.
52 mijë bileta
Megjithëse kishte nisur procedurat për të shpallur falimentimin, kompania “Belle Air” ka vijuar të shesë bileta udhëtimi për qytetarët. Nga verifikimet, dyshohet se janë shitur rreth 52 mijë bileta në total, dhe se pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë paguar, janë bllokuar në terminale të ndrsyhme të aeroporteve të Europës, pasi kompania “Belle Air” kishte shpallur falimentin. I gjithë ky mekanizëm, do të hetohet nga ana e prokurorisë së Tiranës, pasi kë[to veprime kanë sjellë dëm financiar tek qytetarët e ndryshëm.
Kërkesa e falimentit
Kompania “Belle Air”, kërkon falimentin e saj në gjykatë, duke i dhënë mundësi vetëm që më pas të bëjë një riorganizim për rivënie në punë të aktivitetit të saj. Pikërisht nëpërmjet kësaj kërkese, synohet të shmanget detyrimi prej 51.7 milion euro, që janë taksa ndaj shtetit. Kërkesa e kompanisë është shqyrtuar gjatë ditës së djeshme nga gjyqtari Ilir Ëeliku, i cili pasi dëgjoi pretendimet e avokatit Avni Shehu, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 12 dhjetor.
Ndërkohë që në seancën gjyqësore, avokati Shehu shprehu qëndrimin e kompanisë se kërkesa për faliment ka ardhur në një kohë, kur kompania është në vështirësi financiare. Sipas Shehut, “Belle Air” është përpjekur të dalë nga situata e vështirë duke kërkuar të marë kredi në katër banka, por pasi Drejtoria e Tatim-Paguesve të mëdhenj ka marrë masën e vendosjes së gjobave, kërkesa për marjen e kredisë është rrëzuar nga bankat.
Ekspert kontabël Për “Belle Air”
Në seancën e parë gjyqësore gjykata vendosi të caktojë një ekspert kontabël, i cili do të verifikojë gjendjen financiarë të kompanisë ajorore, e cila ka pezulluar aktivitetin e saj. Eksperti do të ketë shtatë ditë kohë për të verifikuar nëse kompania është në kushtet e falimentit. Pas 7 ditësh, eksperti do të paraqesë në gjykatë rezultatet e tij dhe në bazë të tyre do të vendoset nëse do pranohet kërkesa për falimentim apo jo.
Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com