Falimenton klubi kinez, Alla dhe Torrasa mund të rikthehen te Flamurtari

Falimenton klubi kinez, Alla dhe Torrasa mund të rikthehen te Flamurtari

Torrasa dhe Alla

Rreth një javë më parë dy futbollistët e Flamurtarit, Albi Alla si dhe Agustin Torrassa, u larguan nga klubi vlonjat për t’u transferuar në Kinë te klubi i Yanbian Fundes-s.

Ende pa bërë debutimin, një lajm shumë i ikeq ka ardhur për futbollistët. Klubi në të cilin ata janë transferuar, Yanbian Funde, ka falimentuar. Kinezët kishin një borxh prej 35 milionë dollarësh akumuluar prej vitit 2016 dhe Funde Group e autoritetet lokale refuzuan të paguajnë.

Si rrjedhojë federata kineze ka njoftuar se të gjithë lojtarët e Yanbian Funde-s janë të lirë dhe mund të blihen nga klubet e tjera kineze. Gjithsesi mundësinë që Alla dhe Torassa të qëndrojnë në Kinë janë të pakta pasi me gjasë ata do kthehen në Superligë.

Alla ka ndërprerë me marrëveshja kontratën me Flamurtarin, ndërsa Torrasa ende nuk i ka marrë letrat nga vlonjatët.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan