TIRANE, 1 Dhjetor /ATSH/- Falja e kamatëvonesave për fermerët, të cilët duan të vetësigurohen, ka sjellë interes në rritje pranë sporteleve rajonale të sigurimeve shoqërore në shumë rrethe të vendit.
Burime nga Keshilli i Agrobiznesit Shqiptar, bëjnë të ditur se, vetem pak dite nga marrja e ketij vendimi,  çdo ditë fermerë nga rrethe të ndryshme të vendit kanë nisur të paguajnë detyrimin e tyre, i cili u siguron pensionin. Ndërkohë thuajse çdo ditë fermerët kërkojnë informacionin dhe orientimin e duhur për të përfituar nga falja e kamatevonesave.
Këtij interesimi po i bashkohen jo vetëm të vetëpunësuarit por edhe emigrantët.
Ndersa pritet që thirrjes për të përfituar nga kjo falje t'i përgjigjen më shumë edhe fermerë emigrantë që kanë ardhur për festat e fundvitit.
Falja e kamatëvonesave për të vetëpunësuarit në bujqësi do të jetë në fuqi deri në datën 31 dhjetor 2014 e.xh/f,n/