KKP
Gjithashtu për një tjetër rast, është ushtruar kallëzim penal për anëtaret e Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit të pronave Vlore për veprën penale “Shpërdorim detyre” , nëpërmjet këtyre veprave punonjësit e shtetit kane ndikuar dhe kane bere te mundur tjetërsimin e pronave. Sipas rekomandimeve te Task -Forcës për Qarkun e Vlorës , për Verifikimin Ligjshmërisë dhe Mënyrës se Tjetërsimit te Pronave te Paluajtshme Shtetërore, si dhe denoncimeve te qytetareve AKKP ka bere kallëzime penale për 10 shtetas ne Qarkun e Vlorës për veprat penale “‘ falsifikim te dokumenteve, përdorim te dokumenteve te falsifikuar dhe pastrimit te produkteve te veprës penale” vepra këto të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 te Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. “AKKP është e angazhuar seriozisht në verifikimin dhe hetimin administrativ të të gjitha atyre rasteve ku konstatohet vjedhje dhe abuzim me pronën shtet në favor të personave që kanë përdorur dokumente të falsifikuara për tjetërsimin e kësaj prone”, thekson Agjencia.
Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)