Falsifikimi/ Sekuestrohet toka 25.000 m2 në Razëm, 14 ish-zyrtarë të lartë drejt hetimit penal

Falsifikimi/ Sekuestrohet toka 25.000 m2 në Razëm, 14 ish-zyrtarë të lartë drejt hetimit penal

Pamje nga Razma

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e 25 000 m2 në zonën turistike të Razmës, në rrethin e Shkodrës. Prokuroria kishte nisur një hetim penal në vitin 2016 për sipërfaqen në fjalë, e cila sipas Prokurorisë ishte përfituar në mënyrë të paligjshme nga disa persona.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu vendosjen nën sekuestro preventive të tokës. Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi, për të cilën pritet të procedohen penalisht 14 ish-zyrtarë të lartë. Më konkretisht sektori i Hetimit të Veprave Penale në fushën e krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër kërkoi vendosjen e sekuestros preventive mbi rreth 25 000 m2 tokë e llojit pyll, në Razëm të Malësisë së Madhe.

Kërkesa e Prokurorisë është bërë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, që regjistroi procedimin penal në mars 2016 është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në 25 prill 2018.

Hetimi i Prokurorisë kishte nisur që më 2016, por u ndërpre për një periudhë kohore dhe më pas nisi sërish për këkrimin e dokumentave, duke arritur në konkluzionin për procedimin penal për ish zyrtarët. Bëhet fjalë për një dosje voluminoze që përgatitet prej mëse dy vitesh, falë edhe mbledhjes të të dhënave nga përfituesit e ligjshëm.

Kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve. Hetimet treguan se vendimet e Komisioni të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve, Rrethi Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara.

Vazhdojnë hetimet për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal.

Zyrtarët e përfshirë në këtë skemë të tjetërsimit të pronave, kanë përdorur një taktikë të ngjashme si me atë në Kavajë, Dhërmi, Himarë, apo Lezhë. Në skemën e manipulimit dyshohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë. Bëhet fjalë për ish-zyrtarë të pushtetit lokal, të hipotekave dhe komisionerë të kthimit të pronave.

Nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, ata e kishin regjistruar tokën pyjore, nën zërin “tokë buqësore”. Sipërfaqja në fjalë ishte tepër e lakmuar për vetë bukuritë natyrore të zonës së Razmës, dhe dyshohet se në të do të ndërtohej.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 27/04/2018 21:29

    Trualli nuk ka dhe nuk duhet të ketë pronar! Pronari i vetëm i tokës është REPUBLIKA! Burgim të përjetshëm gjith’ fundërrinave e bajgave të tyre që i kanë bërë gjëmën Shqipërisë! Burg!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë