SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka dërguar dosjen për gjykim në Gjykatë ndaj 12 të akuzuarve për falsifikimin e dokumentacioneve të cilat përdoren për të kërkuar azil me pretendimin e gjakmarrjen në vendet e BE-së.
 
Në aktakuzë përfshihen kryetari i Komunës Postribë, Faz Shabaj; sekretari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes, Nikollë Shullani, tre kryepleq dhe 7 shtetas, të gjithë të akuzuar për falsifikim dokumentesh, me qëllim përfitimin azili në Belgjikë.
 
Të akuzuarit sipas prokurorisë kanë lëshuar vërtetime për gjakmarrje që hetimi ka rezultuar se faktet e paraqitura në dokumentacion janë të gjitha të pavërteta.
 
Kryetari i komunës Postribë dhe sekretari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes akuzohen se e kanë kryer këtë vepër në të paktën 7 raste.
 
JA 12 TE AKUZUARIT PËR FALSIFIKIMIN E DOKUMENTACIONIT
Faz Shabaj, lindur më 1949, me detyrë kryetar i Komunës Postribë, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” gjashtë herë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.

Nikollë Shullani, lindur më 1954, me detyrë sekretar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” shtatë herë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.

Sait Bushaj, lindur më 1960, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.

Shuaib Uraj, lindur më 1957, me detyrë kryetar i fshatit Mes, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.

Sait Shabaj, lindur më 1951, me detyrë kryetar i fshatit Boks, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” tre herë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.

Sadik Muhaj, lindur më 1960, me detyrë kryetar i fshatit Drishtë, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal.

Musa Bajraktari, lindur 1953, hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Sait Brahimataj, lindur më 1958, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Caf Bibaj, lindur më 1956, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Faik Hyseni, lindur më 1957, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Hamza Repaj, lindur më 17.07.1950, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Halil Hasaj, lindur më 1949, i hetuar pa masë sigurimi. Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal

Redaksia Online
(e.s/ak/Shqiptarja.com)