30 mijë lekë për falsifikimin e dokumenteve për xhamat e zinj të makinave dhe raport mjekësor për të mos vënë rripin e sigurimi, 7 të arrestuar, mes tyre një zyrtar i DPSHTRR dhe një mjek

7 persona janë arrestuar dhe një tjetër është në kërkim pasi akuzohen për falsifikonin dokumentet për pajisjen e mjeteve me xhama të zinj si dhe jepini raporte mjekësore false për drejtuesit që të mos vinin rripin e sigurimi. Mes të arrestuarve janë edhe punonjës të DPSHTRR , pronarë servisi makinash, mjek në Qendrën Shëndetësore në Kamëz dhe punonjës të agjencive të sigurimit. Të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke i marrë drejtuesve të mjeteve nga 10 deri në 30 mijë lekë përmes të cilave u siguronin dokumentacione të vendosjes së xhamave të zinj si dhe kalimin e kontrollit teknik të mjeteve, apo edhe pajisjen me dokumente mjekësore të falsifikuara për mospërdorimin e rripit të sigurimit. Hetimet kanë nisur që nëntor 2021, ku njëri prej drejtuesve denoncoi falsifikimet dhe korrupsionin që bëhej mes këtyre 7 personave u zbulua edhe rrjeti i korrupsionit.

Po si funksiononte rrjeti i falsifikimit? Ka qenë punonjësja e agjencisë së sigurimeve Yllka Pronja e cila pikaste drejtuesit gjatë kolaudimit dhe i rekomandonte atyre ‘t’i vishnin makinat me xhama të zinj”. Përmes njohjeve, ajo mund të siguronte dokumente që ta këtë fakt të ligjshëm. Më pas ajo u jepte numrat e kontaktit shoferëve me punonjësit e një servisi në Durrës, të cilët i vishnin me xhama të errët 100 % ndërsa në dokumente i shënonin 50 % të errët. Për kolaudimin e mjeteve ishte sërish Yllka që përmes kontakteve të saj me punonjës të DPTSHRR bënin të mundur kalimin e mjetit dhe mos penalizmin për xhamat e zinj. E gjitha kjo bëhet përmes ryshfetit. Pjesë e grupit ishte edhe një person i cili i siguronte drejtuesve raport mjekësor të falsifikuar për të mos mbajtur rripin e sigurimit, kundrejt shumës 10 mijë lekë, drejtuesit merrnin raportin e firmosur nga meku në Kamëz Artan Murati.

Pas bashkëpunimit me bashkëpunëtorin  e drejtësi dhe përgjimeve të bëra, prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar arrestimin e tyre për veprat:

Në pranga ka përfunduar Yllka Graceni (Pronja), punonjëse e agjencisë së sigurimit, e cila akuzohet për “Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” 

Redi Allmeta, punonjës i DPSHTRR i cili akuzohet për “Ushtrim I ndikimit te paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” 

Erjon Rakipllari, pronar i një servisi makinash në Durrës, akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve”

Erges Zaka, punonjës i servisit, dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”

Artan Frroku, administrator i një agjencie të targimit të automjeteve, akuzohet për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” 

Qamil Domi akuzohet “Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” dhe “Falsifikim I dokumenteve shëndetësore”

Artan Murati me detyre mjeku familjes tek qendra shëndetësore Kamez akuzohet për “Falsifikim I dokumenteve shëndetësore nga personi qe ka për detyre te lëshojë dokumentin”

Zef Ndoca me detyre specialist Drejtorisë Rajonale te Shërbimit te Transportit Rrugor Durrës akuzohet për “Shpërdorim i detyrës”  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:37
Përgjimet për xhamat e zinj të makinave/ Punonjësi i DPSHTRR : O shtrëngu situata se ka ardhur shefi ri, po sa të ambientohet se s’ka ardhur veç për rrogë ai

Në një tjetër përgjim të prokurorisë lidhur me falsifikimet për vendosjen e xhamave të zinj, mes punonjësit të transporteve Redi Allmeta dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ndërsa në bisedë ëhstë ehde punonjësja e sigurimeve Yllka Pronja. Redi regjistrohet teksa i thotë bashkëpunëtorit që është shtrenbugqar pak situata pasi ka ardh një shef i ri te DPSHTRR, por që do ja gjejnë anën edhe atij.

Pjesë nga përgjimet

A-Bashkepunetori   B-Ergesi  C-Yllka D-Redi

A-Më qafshë mu interesou si për vëllain tatë

C-Të lutem jam interesu pa ardhur ti edhe ato të parmet

A-Ato të parmet me the boni,mos e vrai menjen,po ik mbaro pun tash e hajde

D-Kur i ke marë letrat e servisit ti?

A-Sotë

D-Bashkë me ato letrat e servisit ke të drejt me ec dhjet dit,Mbaj një her më që u ka shtrëngu situata,po presim pak se ti do me i mbajt xhamat mos me i heq

A-Po

D-Thash tu lironte pak situata e vije mershe direkt çertifikatën para e mbrapa

A-Po pse më shtin në kët punë,se i thashë kam koë boll,kam pun me lëviz

D-Për zotin nuk e di

A-Pagova dyqind mij lek atje te xhamatë ,do i kisha bo më më lirë në Tiranë

D-Fundja e fundit bëj veç mbrapa se për mbrapa nuk besoi se e kan shumë problem ata,edhe pse i ke qind për qind i ke tull fare

A-A thu çaloin te no një gjë?

D-Po të ishe për lek e kishim bo ne të thoja duhen kaq lek e kishim bo ne ,po është shtrëngu situata e nuk bejm dot asnjë gjë,nga që ka ardh shefi ri e do dy tre dit sa të ambjentohet ,se me të gjet një gabim të vogël,të thon nuk e bëjm dot,nga që ka ardhë shefi ri,sa të ambjenohet ,numrin ta ka kjo e të mer ka e hëna i them un

A-Po ça më doli mua për ça erdha e ça më doli,o vëlla i thashë shif mos më shti ti     bëj kot,bani bani tha

D-Dje pra dje që djëe e morëm veshë,kët lloj gjëje

A-Po ti punon aty per mrena?

D-Po un punoj me atë ixhinjerin aty te fiziku,fola me atë më tha mos më bje më qaf se nuk kena asnjë lloj mundësie,me bo asnje lloj gjëje për momentin Për të qën ke dhjet dit afat po të ndaloi kush thuj qe jam duke prit certefikatën ,por prit sa të  shkoj der te fiziku,sa të mar iformcjon

A-Po taksa sa është?

D-Dyqind e tridhjet mij lek fatur shtetrore ,te arka po qe se i bën me ket përqindje që i ke,se me kët je tu un ,mundu

A-Po jo mo se për ndryshe ja heq krejt

D-Po shif lëviz nja dhjet dit,se po e mar dhe një her një iformacjon

A-Shif mundou mos më mbaron pun?

D-Për zotin për momentin,nuk bëhet dot gjë,e kan shtrëngu situaten,mu po më ikën zari,se e di sa vet jan kështu si ti ,per pun të ndryshnme e gjëra të vogla,të kisha mundësi tjeter do kisha ik veç të mbaroja pun ty se un me kët punoj,do kisha  ik te tjetri,e kupton sishte problem,veç të mbaroja punën ty,është shtrëngu kjo pun nga që ka ardhë shefi madhë nga Drejtoria e Përgjithshme ka fillu pune ketu,sa tja gjëjn lidhjet sa te ambjentohet ,që tu thot këtyre lirouni pak mos rrini kështu,se normal dhe ky lek do se i bje me mar veç rrogën,e mos me mar lek,se për pun kan dal e këta,do të kosultohem e një her me këta

A-Kosultohu një her me këta,e thuj kësaj të mari ose hajd vet më tako e me thuj nje minutë

D-Po si të dush,ndaç ma jep numrin,po ashtu të mar vet

A-Sa e ke numrin se nuk e mbaj mend

D-Po 0676959889,më ço një zile ta kem numrin tatë,po ashtu të them

A-A të erdhi

D-Po

A-Shif e më boj telefon

D-Okej

A-Hë shef?

D-Nuk të mora telefon sa ishe këtu afër,sa fola me kët shefin e fizikut, si ligj ishte dhjetë dit,po mora vesh të njoftoi sa më shpejt ,do mundohem se i ngacmoj vet këta

A-Për gjana mos më lë keq,mos më lë në rrug se un lëviz andej smë gacmon kush

D-Do mundohem për zotin

A-Okej shif,a ta pres kët yllkën amos ta pres,

D-Po ske pse e pret

A-Okej më shkruj në Ëacap,si e kishe emrin

D-Redi

A-Okej më shkruj

D-Okej

A-A moj Yllka më le në balte

C-Duhet të më kuptosh dhe mua ?

A-Ky djali erdhi prap po na jep ko tha për një periudhë dy ditore

C-Hë sepse?

A-Se mos ju vjen zor du aq du kaqë?

C-Po jo o shpirti po të qe gjë të thoja vet un ty

A-Po dyqindë mij lekë shkojn kot po mbaroi shtatë ditshi ha gjob un

C-Është ndërru drejtori këtu më kupton?Dhe akoma nuk ka ardh prezentë

A-Po ky djali që erdhi këtu a punon me ty aty?

C-Po punon pra

A-Po e ka në dore,njerzit po i bejn letrat pa e fut makinën aty fare e ti sjellintë  gatshme letrat këtu

C-I kemi bër i kemi bër ,po per momentin që flasim nuk ka shancin

A-po sipas teje si do ja bëjm tani

C-Po presim këto gjashtë dit

A-Po është halli pa mbaru afati

C-Pa mbaru pra thash asë të vetët nuk po i bëjn se ai është caktu po nuk ka ardhë që tja gjëjm,anën se kështu fuksjononë,thashë jemi konsumuare

A-Këtë se di unë?

C-Po të kishe bër si këto,si ajo

A-Po ça mu deshën mua që të shifen anë e mbanë,për ça më duhen mua ,ajo nuk hyn në bagazhë,un të thashë që dje ndaj të mora

C-O zotë që në mëngjes të mora në telefon të thashë ato të parët ansore bëj si ajo përpara

A-Po i kishte mbaru moj ti

C-Po qënka bo problem më thanë

A-Shif një her Yllka zbëethe no një lojë,dhe në darkë me më bo telefon un vij

C-Sbëhet fjalë

A-Hajd çao

Ora 10:36
Përgjimet për xhamat e zinj/ Punonjësi i servisit: I ke të errësuar 100 %, në dokumente i ke 50 %! Xhami i parë s’lejohet paguaj sa të duash ti

Zbulimi i rrjetit të falsifikimit që bëheshin për xhamat e zinj e makinave është bërë përmes një bashkëpunëtori të drejtësisë, ku vetë personi ka shkuar të denoncojë këtë rast të korrupsionit në administratë që niste nga punonjësja e agjencisë së sigurimeve deri tek serviset e makinave dhe përfshirjen e zyrtarëve të DPSHTRR. Në përgjimet e realizuara nga prokuroria, tregohet një moment ku punonjësi i servisit Erges Zaka i ka vendosur xhamat e zinj makinës, ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë i kërkon të veshë edhe xhamin e parë. Bashkëpunëtori u dërgua në këtë servis nga punonjësja e agjencisë së sigurimeve Yllka Pronja. Zaka i thotë personit që i veshi makinë  me xhama të zinj se i ka ata 100 % edhe pse në dokumente e ka shënuar 50 % sipas ligjit.

Pjesë nga përgjimet

A-Bashkepunetori   B-Ergesi  C-Yllka D-Redi

A-Mirmëngjesi si je?

B-Si u gëdhive ti?futu brënda

A-A e ke hapë?,Si duket si ka dalë?

B-Si të duket ty?

A-Mir ka dal

B-Ashtu siç e doje ti

A-Po

B-Më rregull

A-Po tash ça letra duhen me mar un,për me i çu atje

B-Ja ku i ke aty mbi kroskot

A-Këto jan mei mar me i bashkangjit për me i çu atje

B-Jo jo te kontrolli fizik

A-Ça ështe kjo faturë

B-Po

A-A e ke bërë xhamin e par ?

B-Po pse më ke thën për xhamin e parë?

A-Po o vëlla xhanin e parë

B-Nuk më ker thën se e para nuk lejohet me letër xhami i parë ska ligj që e lejon

   ,pagu taksë sa të dush ti,me ligj nuk lejohet

A-Po jo o vëlla a të tha Erjoni bëhe ty

B-Dy të parët,jo të parin

A-Po jo or burr un të thashë e të parin dje ty

B-O vëlla se jemi keq kuptu këtu nuk ka llogjik që ti të marësh lej,e të besh xhamin e parë se ti nuk bën dot kolaudim,ata mu nuk më ka thën gjë për të parin po për dy të parët.I pari nuk ka ligj që e mban,se nuk lejohet as me ngjyr as pa ngjyr,pastaj po qe se ky do e bëj është gjë tjeter ,po un e di që ky më ka then

vetëm dy te parët,e këtej,jemi keq kuptu gjëra që ndodhin ,dhe thjesht nuk desh ta besojsha për deri sa po me kerkoje fatur,se fatura nuk lidhet me të parin

A-Tjetër fatura tjetër xhami parë

B-Po thjesht jemi keq kuptuarë

A-Po deri në njezet e pes përqind kalohet në kolaudim në kolaudim

B-Kë ?

A-Xhamin e parë

B-Xham ballor e ke vizë,ja ta ka vu shteti nuk lejohet asë njezet e pes asë zero ketu lejohet,ketu ta kam pezjet pavarsisht se ti e ke një qind,ketu ta kam bo nëdhjet pavarsisht se e ke njëqind kupton

A-Salejohet aty për mbrapa ?

B-Nëdhjet përqind

A-Lejohet me ligjë

B-Më ligjë

A-Vetëm i pari slejohet me ligjë

B-Me kët errsir që ke ti edhe i pari mer ersir

A-Për kët të parin si tja bëj

B-Këtu e ke vizë

A-Po nga njëzet përqind sja vë dot,tja kishe bo se un kam fol me Erjonin

B-Ti nuk ke për ta kuptu që e ke të vesh atë lloj xhani se është i bardhë

A-Po bëje o vëlla

B-Në rregulL

A-sa duhet me të prit?

B-Për atë do shtosh e pezjet mij lek

A-Sa total?

B-Dyqind mij lek

A-Po mir mo vëlla beje ,por sa duhet me të prit?

B-Dyzet minuta der në një orë

A-Si e ke emrin ti?

B-Gesi

A-Po dalim ne po pim një kafe e po vijmë

B-Okej

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KritikAbsolut: 01/02/2022 11:09

    E cfare ka per korrupsion ne kete bisede buim i madh per lajm vk! Servisi i ka thene o zotni i ke shume te erresuar dhe nuk lejohet erresimi i xhamit te pare sepse nuk kalon ne kontroll teknik. Jo une e dua thote ai se e rregulloj vete Ok i ka thene servisi madje e ka vene ne dijeni qe dhe xhamat e tjera i ka me shume se cfare lejohen. Korrupsionin e kam bere SHTETI tek kontrolli teknik qe e ka leju dhe jo servisi qe ka plotesuar bazen primare te biznesit: Kerkese/Oferte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë