Në rrugë me xhama të zinj në kundërshtim me ligjin, video kur policia u heq xhamat e zinj makinave në rrugë

Errësimi i xhamit të makinës në shkelje të ligjit kanë kaluar në sitën e rrugorëve. Report Tv sjell kur policia e Tiranës u heq këto xhama në rrugë dy makinave, pasi nuk i kanë pasur me leje dhe se pajisja speciale që policia po aplikon në terren për verifikimin e tyre tregon që drejtuesit kanë thyer ligjin duke i bërë më të errëta nga sa parashikon ligji.

Prej një jave efektivët e policisë rrugore kanë nisur kontrollet në rrugët e vendit me pajisjen “tint check” e cila zbulon në kohë reale nëse xhami është sipas certifikatës së prodhimit të mjetit apo modifikuar.

Burime nga policia rrugore thanë për 'Report Tv' se vetëm në një javë janë zbuluar mbi 220 mjete të cilat duke shkelur lejen e qarkullimit kanë modifikuar xhamat duke i errësuar ato në shkelje të ligjit.

Gjatë ditës së sotme u arrestuan 7 persona pasi në bashkëpunm me njëri-tjetrin duke i marrë drejtuesve të mjeteve nga 10 deri në 30 mijë lekë përmes të cilave u siguronin dokumentacione të vendosjes së xhamave të zinj dhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit përmes falsifikimeve të dokumeneteve dhe ryshfetit.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makina përplas një burrë me biçikletë në rrugë, shoferi largohet nga vendngjarja

Durrës/ Makina përplas një burrë me biçikletë në rrugë, shoferi largohet nga vendngjarja