Shqiptarë drejt SHBA dhe Britanisë me viza false, zbulohet grupi kriminal, 13 në pranga

Shqiptarë drejt SHBA dhe Britanisë me viza false, zbulohet grupi kriminal, 13 në pranga

Foto ilustruese

Dërgonin shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe me viza false kundrejt pagesave 20-35 mijë euro, goditet grupi kriminal në Tiranë. Operacioni është finalizuar me prangosjen e 13 personave ndërsa po ashtu janë sekuestruar dhe dy laboratorë që falsifikonin vizat amerikane dhe britanike.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë qenë përgjimet dhe vëzhgimet ambientale ato që kanë zbuluar grupin kriminal. Kjo është hera e dytë në pak muaj ku pas operacionit “One if By land” goditet një grup trafikimi qeniesh njerëzore drejt SHBA-ve dhe Anglisë.

Hetimet e sotme janë kryesuar nga prokurori Vladimir Mara ndërsa të arrestuarit të mërkurë dhe të enjte do të dalin para gjykatës për tu njohur me arrestet e dhëna në mungesë.

Në mars të këtij viti u zbulua një rrjet i organizuar i falsifikimit të vizave për në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. Në pranga ranë 40 persona, mes tyre edhe pesë efektivë policie. Grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 1000 shtetas shqiptarë, të cilët paguanin deri në 30 mijë dollarë për një vizë kanadeze apo amerikane

Shumica e emigrantëve kanë udhëtuar me avion drejt këtyre vendeve, ndërsa pagesat kundrejt trafikantëve bëheshin në dy pjesë. Një pjesë cash në Shqipëri dhe një pjesë me agjencitë e transfertave të parave kur ata mbërrinin në destinacion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleko: 14/05/2018 21:43

    dhe pastaj thone qe Shqipetaret ikin nga vendi se jane te varfer, nderkohe qe per nje viz paguakan 25 deri 30 mije dollare hah asinqerisht ky popull ka marre goditje ne tru te vogel dhe nuk di cben..

    Përgjigju
  • Bora: 14/05/2018 17:43

    Po ju keys we ndihmojne he there I kapin...kriminelet bredhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja